Inteligjenca artificiale dhe kriza e besueshmërisë - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale dhe kriza e besueshmërisë

Nga Gary Marcus* –Modeli më i fundit dhe më i lavdëruar i OpenAI, i njohur si o3, së fundmi “njoftoi” se unë kisha vdekur. Dhe kjo nuk ishte pjesa më e keqe. Ky model, produkt i viteve të tëra kërkimesh, shkroi një nekrologji të stisur për mua, me kërkesë të një podkasteri që po testonte një nga parashikimet e mia për inteligjencën artificiale. Artikulli përmbante “haluçinacione” të shumta: një citim të trilluar nga pionieri i AI-së, Yoshua Bengio – “Duhet të jemi mirënjohës për kritikët si Gary … na mbajnë të sinqertë për atë që mungon” – dhe një pretendim të rremë se unë kisha debatuar publikisht me Geoffrey Hinton-in, “babain” e inteligjencës artificiale (ai gjithmonë ka refuzuar ftesat e mia).

Është e vërtetë që nekrologjia përmendte disa fakte saktë si doktoraturën time, librat, kompaninë time të AI-së që u ble nga Uber dhe dëshminë që kam dhënë në Senatin Amerikan. Por nëse ka një gjë që e dimë me siguri për modelet gjenerative si o3, Grok apo ChatGPT, është kjo: janë shpesh të mahnitshme, por rrallëherë të besueshme.
Miku im Harry Shearer më tregoi një biografi të krijuar nga AI që e përshkruante si britanik (ndërkohë që ai ka lindur dhe është rritur në Los Anxhelos), dhe i ngatërroi rolin e tij në filmin ‘’This is spinal tap’’ (ai luajti Derek Smalls, jo David Stanhill). Kushdo që i ka përdorur këto mjete, e di sa të zakonshme janë gabime të tilla.

Kur i kërkova ChatGPT-së të më vizatonte një hartë të SHBA-ve dhe të veçonte shtetet me porte dhe të ardhura mbi mesataren, mora disa përgjigje të ndryshme, kontradiktore dhe të gjitha të gabuara. Një hartë e Evropës që më dërgoi specialistja e etikës së AI-së Virginia Dignum ishte edhe më keq.
Asnjë nga këto nuk do t’i habiste kolegët e mi të fushës së AI-së që prej nëntorit 2022, kur doli ChatGPT. Prej vitesh, drejtues të industrisë kanë premtuar se këto gabime do të zhduken (siç na siguroi Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn, në vitin 2023). E megjithatë, pavarësisht qindra miliardë dollarëve investime për të ndërtuar modele gjithnjë e më të fuqishme, gabimet mbeten të zakonshme.

Pse vallë, inteligjenca artificiale gjeneruese është ende kaq e pabesueshme? Shkaqet janë të shumta: të dhëna të dobëta (të përkeqësuara nga individë që shpërndajnë informacion të rremë në internet, si edhe nga vetë prodhimet e modeleve gjenerative), dhe paaftësia e këtyre sistemeve për të kuptuar humorin apo ironinë (si rasti i famshëm kur Google Overviews rekomandoi “të hash një gur të vogël në ditë”, bazuar në një shkrim satirik të ‘’The Onion’’).Por çështja nuk është vetëm tek të dhënat. Problemi më i thellë është ndryshimi mes llogaritjes dhe përafrimit.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0