“Ecosystem Connectors”: Ndërtimi i urave midis ekosistemeve të startup-eve në Berlin, Sarajevë dhe Tiranë! - Business Magazine Albania

“Ecosystem Connectors”: Ndërtimi i urave midis ekosistemeve të startup-eve në Berlin, Sarajevë dhe Tiranë!

Ndërtimi i urave midis ekosistemeve të startup-eve në Berlin, Sarajevë dhe Tiranë!
14-07-2025 Join

Projekti “Ecosystem Connectors” synon të ndërtojë ura midis ekosistemeve evropiane të sipërmarrjes, duke nxitur integrimin ekonomik përmes lehtësimit të partneriteteve, shkëmbimit të njohurive dhe burimeve mes sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm. Edicioni i parë i projektit fokusohet në lidhjen mes Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Berlinit.

Nëpërmjet aktiviteteve të rregullta rrjetëzimi, trajnimeve të dedikuara dhe punëtorive, si dhe vizitave ndërkëmbyese, projekti do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e biznesit dhe akses në treg për sipërmarrësit nga Ballkani Perëndimor, duke i afruar ata me mundësi për rritje ndërkombëtare. Aplikimet janë tashmë të hapura për një udhëtim delegacioni nga Berlini drejt Sarajevës dhe Tiranës, që do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator 2025.

Pse të aplikoni?

Duke aplikuar në programin “Ecosystem Connectors Goes Western Balkans”, përfitoni mundësinë për të marrë pjesë në një udhëtim njëjavor në Sarajevë dhe Tiranë gjatë shtatorit 2025, i cili përfshin:

Vizita në terren
në grupe sektoriale, pranë aktorëve kryesorë të ekosistemeve të Sarajevës dhe Tiranës, për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive.

Mundësi rrjetëzimi
me grupin e startup-eve dhe organizatave mbështetëse që udhëtojnë nga Berlini, si dhe me aktorët lokalë të ekosistemeve në të dy qytetet.

Ekspozim global
dhe mundësi për partneritete nëpërmjet pjesëmarrjes në evente të industrisë si Samiti i Inteligjencës Artificiale 2025 në Sarajevë.

Zbulim kulturor
që do të ndihmojë në krijimin e një kuptimi të gjerë të qyteteve dhe kontekstit në të cilin operojnë tregjet.

Ndërtim lidhjesh afatgjata
Pas përfundimit të udhëtimit, do të ndërmerren hapa për të forcuar dhe zhvilluar më tej lidhjet e krijuara, me qëllim bashkëpunime të qëndrueshme.

Lexo edhe:“SIGAL nuk shet sigurime, blen rreziqe”! Rrëfimi i Avni Ponarit, si ndërtoi një industri nga hiçi

Kush mund të aplikojë?

Po përzgjidhen deri në 10 themelues dhe aktorë të ekosistemit për të marrë pjesë në këtë udhëtim në Tiranë dhe Sarajevë.

Për startup-e dhe biznese inovative:

  • Jeni themelues i një SME-je apo startup-i me bazë në Berlin.

  • Produkti apo shërbimi juaj ka potencial për rritje dhe mund të përshtatet në tregun e Ballkanit Perëndimor.

  • Operoni në një sektor me potencial të lartë për zhvillim dhe bashkëpunim në Tiranë, Sarajevë dhe Berlin.

Për aktorë të ekosistemit dhe përfaqësues të organizatave mbështetëse të biznesit:
(Përfshirë: shoqata biznesi, inkubatorë, akseleratorë, qendra inovacioni, investitorë, rrjete/platforma)

  • Organizata juaj mbështet startup-e dhe themelues në Berlin.

  • Kërkoni të krijoni partneritete me organizata të ngjashme në Sarajevë dhe Tiranë.

  • Mund të ndihmoni startup-et nga Tirana dhe Sarajeva të zhvillojnë aktivitetin e tyre apo të lidhin partneritete me biznese në Berlin.

  • Jeni të gatshëm të angazhoheni aktivisht në projekt dhe të ndani përvoja me pjesëmarrësit e tjerë.

Inkurajohet aplikimi nga gratë sipërmarrëse dhe përfaqësueset e bizneseve të drejtuara nga gra.

Apliko deri më 14 korrik

Shkarkoni broshurën këtu për më shumë informacione rreth statistikave për Shqipërinë: Ecosystem Connectors Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0