Eksodi drejt Metës trondit OpenAI, drejtuesit në alarm nga largimet - Business Magazine Albania

Eksodi drejt Metës trondit OpenAI, drejtuesit në alarm nga largimet

Teksa Meta ka arritur të rekrutojë disa nga studiuesit më të lartë të OpenAI, një drejtues i lartë i kompanisë së inteligjencës artificiale i ka siguruar punonjësit se lidershipi “nuk ka qëndruar duarkryq”. “Ndjej një tronditje të thellë, sikur dikush të ketë hyrë në shtëpinë tonë dhe të na ketë vjedhur diçka,” shkruan Mark Chen, Drejtor i Kërkimeve në OpenAI, në një mesazh të brendshëm në Slack, të siguruar nga Wired.Në përgjigje të asaj që duket si një ofensivë agresive punësimesh nga Meta, Chen tha se ai, CEO Sam Altman dhe drejtues të tjerë të OpenAI “kanë punuar pa pushim për të komunikuar me ata që kanë marrë oferta pune”, duke shtuar se “po bëhemi më proaktivë se kurrë më parë, po rishikojmë paketat e kompensimit dhe po shqyrtojmë mënyra kreative për të vlerësuar dhe shpërblyer talentin më të mirë”.

Lexo edhe: A mund të vizualizojë inteligjenca artificiale ëndrrat tona?

Gjatë javës së fundit, disa media kanë raportuar për largimin e tetë studiuesve nga OpenAI drejt Metës. Madje edhe vetë Altman është shprehur në një podcast se Meta po ofron “bonuse nënshkrimi deri në 100 milionë dollarë” – një pretendim që drejtuesit e Metës e kanë kundërshtuar brenda kompanisë.

Ky zhvillim nxjerr në pah tensionet në rritje mes dy prej aktorëve më të mëdhenj në garën për dominimin e inteligjencës artificiale, ndërsa betejat për rekrutimin e talenteve po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0