Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në Shqipëri.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 05:04, me epiqendër pranë Krujës, rreth 16 kilometra nga Tirana. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, gjë që ka bërë që goditjet të ndihen më fort në zonat përreth.
Pas goditjes kryesore, janë regjistruar disa paslëkundje me intensitet më të ulët, përfshirë një me magnitudë 2.2.
Aktiviteti sizmik ka qenë i pranishëm edhe ditët e fundit në Detin Jon, pranë brigjeve jugore të Greqisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto