Rrënjë të thella, vlera të vërteta: Zëri i Billa - Business Magazine Albania

Rrënjë të thella, vlera të vërteta: Zëri i Billa

“Nuk ishte thjesht një ide. Ishte një ndjenjë, një mision, një përgjegjësi, për t’i ofruar çdo klienti jo vetëm fjalë të bukura, por produkte që përfaqësojnë të vërtetën: cilësi, dizajn, funksionalitet, ndershmëri dhe vlerë të qëndrueshme.Kështu e përkufizon themeluesi dhe CEO i Billa Shqipëri dhe Villa Spanjë filozofinë që ka udhëhequr kompaninë që nga hapat e saj të parë.

Nga themelimi modest, tek një zë me peshë ndërkombëtare

E nisur në vitin 2007 në një magazinë periferike të Tiranës, Billa nuk ndërtoi vetëm një biznes, ndërtoi një standard. Një standard që matet jo vetëm me cilësinë e materialeve, por me ndjesinë që ato lënë në jetën e klientit, me marrëdhëniet që ndërtohen dhe zgjasin, dhe mbi të gjitha, me ndershmërinë që i qëndron në themel çdo qasjeje, çdo komunikimi, çdo shërbimi.

Vlerat që flasin më fort se fjalët

Billa nuk është thjesht një emër. Është një premtim. Një premtim për të mos ofruar asgjë më pak se më të mirën. Në një treg ku shpesh mbizotëron marketingu bosh, Billa ka zgjedhur të qëndrojë e përulur, e heshtur, të lërë produktin të flasë vetë, dhe sot, më shumë se kurrë, është koha që zëri dhe vlerat e vërteta të saj të dëgjohen.

“Ne kemi shumë për të thënë. Për vite kemi qëndruar modestë, sepse kemi besuar se veprat flasin më shumë se fjalët. Por njerëzit duhet të njohin jo vetëm produktet tona, por edhe vlerat, kulturën dhe madhështinë reale të kompanisë sonë.”
Jetmir Billa – CEO dhe themelues.

Përtej kufijve: Një vizion që nuk ndalet

Zgjerimi ndërkombëtar i Billa-s është dëshmi e qartë se kur vepron me ndershmëri dhe përkushtim, bota të hap dyert. Me degën në Belgjikë (Billa Tegels) dhe fabrikën Villa Ceramica në Spanjë, Billa është transformuar nga një tregtar në një prodhues serioz dhe të respektuar në tregjet e zhvilluara europiane.

Produktet që mbajnë firmën Billa dhe Villa, pllakat, parketet, hidrosanitaret dhe mobiliet, nuk janë thjesht mallra. Janë përvojë, janë emocion, janë histori që ndërtohen në shtëpi, zyra dhe hapësira jetese në më shumë se 92 vende të botës.

Zëri i klientit, dëshmia më e fuqishme

“Çdo klient meriton më të mirën. Ky nuk është një slogan. Është një përkushtim i përditshëm,” thotë CEO-ja. Dhe këtë e dëshmojnë klientët që rikthehen, që ndajnë eksperiencën e tyre, që e ndiejnë ndryshimin. Jo në faqe reklame, por në dyshemenë ku ecin çdo mëngjes. Në dritën që pasqyrohet mbi pllakat që kanë zgjedhur me kujdes. Në përkujdesjen që ndjejnë që nga showroom-i e deri në instalim.

Billa: Vlera që ndërtojnë shtëpi dhe respekt

Në një botë ku shumë flasin, Billa zgjedh të dëshmojë. Në një treg ku ndonjëherë vlerat zbehen nga zhurma, Billa i forcon ato me punë, cilësi dhe besim. Tani është koha që Billa të flasë. Jo për t’u lavdëruar, por për të treguar të vërtetën e saj. Sepse ajo që ka ndërtuar me përulësi, meriton të njihet me krenari.

Zbuloni më shumë mbi rrugëtimin dhe vlerat e Billa në www.billa.al, www.villaceramica.es dhe www.billa.be, dhe përjetoni vetë ndryshimin që sjell një produkt që mbart vlerat e ndershmërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0