Çfarë të bëni nëse laptopi ju humbet ose vidhet - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni nëse laptopi ju humbet ose vidhet

Këto janë 15 punët me pagën më të lartë në nivelet fillestare

Laptopët janë motorët e punës në botën e sotme dhe mund të përmbajnë mijëra dokumente të rëndësishme, fotografi dhe kujtime të çmuara. Humbja e tyre nuk është vetëm një ndërprerje e përkohshme nga puna, por mund të ketë pasoja më të mëdha.
Çfarë të bëni nëse laptopi humbet ose vidhet
• Përpiquni ta lokalizoni duke përdorur shërbimin Find My Device nga Microsoft ose nga Apple. Shënojeni si të humbur për të ndihmuar në mbrojtjen e të dhënave tuaja.
• Hiqeni si pajisje të besuar nga shërbimet që përdorni, përfshirë llogarinë tuaj Apple ose Microsoft, llogaritë cloud, dyqanet online apo aplikacionet e bazuara në shfletues.
• Ndryshoni fjalëkalimet për llogaritë më të rëndësishme, duke filluar me emailin tuaj, për të parandaluar që hajdutët ta përdorin atë për të rivendosur fjalëkalime të tjera.
• Kontaktoni kompaninë e sigurimeve nëse keni mbulim, laptopi mund të përfshihet në policën e sigurimit të sendeve në shtëpi.
• Njoftoni bankën tuaj, veçanërisht nëse në laptop kishit të ruajtura të dhënat e kartave të kreditit.
• Kontaktoni prodhuesin e laptopit për ta raportuar vjedhjen, në mënyrë që ata të bllokojnë numrin serial, duke ndaluar përdorimin ose aktivizimin e tij nga dikush tjetër.

Lexo edhe: A është AI tashmë e vetëdijshme? Dhe a jemi ne të përgatitur për këtë realitet?

Çfarë të bëni sapo të merrni një laptop të ri

Pasi të siguroni një zëvendësues , ja çfarë duhet të bëni për të qenë më të përgatitur në rast se humbet sërish:• Vendosni një fjalëkalim të fortë ose një PIN të gjatë që nuk mund të merret me mend lehtë. Aktivizoni skanerin e fytyrës ose të gjurmës së gishtit dhe caktoni që ekrani të kyçet automatikisht pas një kohe të shkurtër pa përdorim.
• Aktivizoni enkriptimin (kodimin e të dhënave) e pajisjes nga cilësimet e privatësisë dhe sigurisë në laptopin tuaj, nëse nuk është tashmë i aktivizuar.
• Aktivizoni verifikimin me dy hapa për llogarinë tuaj Microsoft ose Apple, si dhe për llogari të tjera që përdorni.
• Aktivizoni “Find My” në cilësimet e sigurisë të Windows 10/11 ose në iCloud për Mac, gjë që ndihmon të gjeni laptopin nëse humbet, ta kyçni në distancë dhe të shfaqni një mesazh në ekran për atë që e gjen.
• Bëni rregullisht kopje rezervë (backup) të të dhënave tuaja. Në Windows mund të përdorni Windows Backup për të ruajtur skedarët në OneDrive (5GB falas). Në Mac, përdorni Time Machine me një disk të jashtëm ose sinkronizoni me iCloud.
Gjithashtu, mund të kopjoni dokumentet në një disk të jashtëm, por sigurohuni që ai të jetë i enkriptuar përpara se të ruani dokumente sensitive.
• Ruani dokumentet e rëndësishme në cloud. Microsoft dhe Apple ofrojnë shërbime cloud, por mund të përdorni edhe Google Drive, Dropbox ose Proton Drive.
• Shënoni ngjyrën, modelin dhe numrin serial të laptopit, dhe ruani një kopje të faturës ose provës së blerjes në një vend të sigurt.

Konsideroni sigurimin e laptopit përmes policës së sigurimit të shtëpisë – ndoshta do të duhet të shtohet si send me rrezik të lartë apo me vlerë të madhe, sidomos nëse e përdorni jashtë shtëpisë. Nëse jo, ekzistojnë sigurime të dedikuara për pajisje elektronike, me nivele të ndryshme mbulimi që përfshijnë edhe vjedhjen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0