Bumi i AI shton 150 miliardë euro tek 4 gjigandët evropianë - Business Magazine Albania

Bumi i AI shton 150 miliardë euro tek 4 gjigandët evropianë

Katër nga grupet më të mëdha dhe më të vjetra industriale në Europë kanë parë një rritje të jashtëzakonshme në kapitalizimin e tyre të tregut, duke shtuar mbi 150 miliardë euro, falë kërkesës në rritje për qendrat e të dhënave, të nxitura nga përparimet në inteligjencën artificiale.

Prodhuesit evropianë të pajisjeve elektrike, nga ndërprerësit deri te matësit inteligjentë po ofrojnë komponentët dhe infrastrukturën thelbësore që fuqizon serverat dhe qendrat e të dhënave, të cilat mbështesin modelet e mëdha gjuhësore dhe shërbimet e cloud computing. Kompani të njohura si Legrand kanë dyfishuar të ardhurat e tyre në këtë sektor gjatë viteve të fundit.

“Ne nuk shpenzojmë 70 apo 80 miliardë dollarë si Microsoft apo Meta,” thotë Franck Lemery, drejtor financiar i Legrand, në një intervistë për Financial Times. “Por ne furnizojmë komponentët që i mundësojnë këto investime, dhe biznesi ynë po rritet paralelisht.”

Analisti Alex Cordovil nga Dell’Oro shton: “Teknologjitë më të avancuara në AI udhëhiqen kryesisht nga kompani amerikane, por infrastruktura e nevojshme në sfond dominohet nga aktorë evropianë.”

Investitorët kanë vënë re këtë potencial të madh. Që prej lançimit të ChatGPT në nëntor 2022, kapitalizimi i tregut të katër gigantëve evropianë, Schneider Electric, Siemens AG, ABB dhe Legrand – është rritur me mbi 151 miliardë euro, me Siemens AG duke shënuar një rritje prej më shumë se 60 për qind në bursën gjermane.

Lexo edhe: Tesla përballet me krizë në Europë

Ndërkohë që këto kompani vazhdojnë të ofrojnë energji elektrike për ndërtesa banimi dhe industri, segmenti i qendrave të të dhënave është burimi më dinamik i të ardhurave, për shkak të kërkesës së shtuar për kapacitet të fuqishëm llogaritës, që kërkohet nga AI, lojërat online, cloud computing dhe transmetimi i përmbajtjeve.

Megjithatë, ky fokus i ka ekspozuar kompanitë ndaj luhatjeve të ndjeshme në çmimin e aksioneve, përfshirë një rënie të ndodhur në fillim të vitit si pasojë e konkurencës nga modeli kinez DeepSeek, i cili premton të ofrojë performancë me më pak konsum të energjisë.

Investitorët gjithashtu shprehin shqetësime lidhur me kufizimet në infrastrukturën e rrjetit dhe furnizimin me energji elektrike, sipas Cordovil. Por grupet, përfshirë Legrand, i kanë kaluar këto shqetësime duke u përqendruar në trendin afatgjatë të rritjes së kërkesës për kapacitete përpunimi.

Sipas parashikimeve të Dell’Oro, shpenzimet kapitale për qendrat e të dhënave do të rriten nga rreth 600 miliardë dollarë në vitin 2025 në mbi 1 trilion dollarë deri në vitin 2028.

“Çdo turbulencë në treg është relative. Ne jemi shumë të sigurt për perspektivat afatgjata të portofolit tonë,” thotë Lemery. “Duhet të mësohemi të jetojmë me këto valë dhe ulje-ngritje.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0