Auditimi i brendshëm në fokus, Tirana pret Konferencën Rajonale për transparencë dhe integritet - Business Magazine Albania

Auditimi i brendshëm në fokus, Tirana pret Konferencën Rajonale për transparencë dhe integritet

U mbajt sot në Tiranë Konferenca Rajonale Ndërkombëtare për Auditimin e Brendshëm dhe të Jashtëm, e organizuar nën kujdesin e veçantë të Institutit Shqiptar të Audituesve të Brendshëm ( IIA Albania ). Në një mjedis gjithnjë e më kompleks dhe në ndryshim të vazhdueshëm, roli i auditit të brendshëm ka marrë një rëndësi thelbësore. Më shumë sesa një mekanizëm kontrolli, auditimi i brendshëm shërben si një partner strategjik që kontribuon në arritjen e objektivave të institucionit dhe ruajtjen e integritetit organizativ.

Në konferencë, mbajti fjalë edhe ministri i Financave Petrit Malaj, i cili u shpreh mbi rendësinë e rolit të auditit sidomos në kohëra të tilla të pasigurta digjitale, si garant të përgjegjshmërisë në sektorin publik dhe privat. I pranishëm në konferencë ishte edhe Genc Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë. ‘’Në Bankën e Shqipërisë, ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë forcimit të auditimit të brendshëm, duke garantuar që ai të jetë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm dhe me kërkesat më të avancuara të qeverisjes. Për të qenë në një hap me praktikat më të mira të fushës, Auditimi i Brendshëm ka qenë vazhdimisht pjesë e programeve të bashkëpunimit me bankat qendrore homologe dhe FMN-në. ‘’ – u shpreh Sejko. Konferenca u përshëndet në hyrje nga presidenti i IIA Albania Erald Bezhani dhe Jean-Pierre Garitte, themules i shoqatës, i cili nënvizoi rolin e institutit në nxitjen, evidentimin, njohjen dhe vlerësimin e auditimit të brendshëm.

Astrit Aliaj, Ceo i IIA Albania u shpreh për Businessmag i kënaqur që për herë të parë pas 15 vjetësh që instituti vepron në Shqipëri, organizohet një konferencë e tillë që nxit bashkëpunimin rajonal për të rritur shkëmbimin. Sipas tij progresi vjen duke ndarë suksesin dhe shkëmbyer informacione. Në lidhje me ndikimin e zhvillimeve teknologjike dhe digjitalizimit në audit, ai shprehet: ‘’ Me futjen e AI, sfidat janë të panjohura. Pritet një zhvillim shumë i madh, por efekti human do të mbizotërojë gjithmonë. Siguria kibernetike është një çështje shumë e diskutuar ditët e sotme dhe roli i audituesve të brendshëm të IT-së është shumë i rendësishëm në këtë drejtim për të parandaluar. ‘’

Sipas tij si sektori privat dhe ai publik përballen ditët e sotme me sfida në terma të sigurisë kibernetike. ‘’ Komapnitë të cilat janë zgjatime të kompanive të tjera mëmë në Evropë e kanë shumë më të zhvilluar mbrojtjen kibernetike, ndërsa kompanitë lokale janë më të brishta. Megjithatë kjo varet edhe nga numri i punonjësve , por edhe sektori ku kompania operon, sesa te rëndësishme e ka mbrojtjen e të dhënave. Sa i takon sektorit publik, unë e gjej atë të investuar. Jemi shumë të zhvilluar në aspektin e shërbimeve që ofrojmë online me e-Albania, por që do të duhet të kenë një mbrojtje të veçantë.’’

Misioni i IIA
“Albanian Institute of Internal Auditors” është një shoqatë profesionale që ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjithashtu, ajo ka për qëllim të ndërtojë një platformë të dedikuar edukimit dhe progresit të audituesve të brendshëm dhe individëvë të ndryshëm të interesuar në praktikat profesionale të auditimit të brendshëm.AIIA zhvillon veprimtarinë e saj nën mbikqyrjen dhe bashkëpunimin e Institute of Internal Auditors, një organizatë ndërkombëtare me më shumë se 190.000 anëtarë në të gjithë botën dhe e njohur si zëri global i profesionit të auditimit të brendshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0