Makinat koreane pushtojnë tregun e Kosovës, tetëfishohen importet gjatë vitit 2024 - Business Magazine Albania

Makinat koreane pushtojnë tregun e Kosovës, tetëfishohen importet gjatë vitit 2024

Vlera e importit të veturave nga Koreja e Jugut është rritur shumë viteve të fundit në Kosovë. Vlera e importit të këtyre veturave në vitin 2023 ishte mbi 9 milionë euro ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur të 69 milionë euro. E, në vitin 2021 vlera e importit të tyre ishte vetëm 46 mijë euro.

Rrugëve të Kosovës s’i kurrë më parë nuk ka pasur më shumë vetura nga Koreja e Jugut. Importi i tyre nga ky shtet i largët është rritur me një hov të madh gjatë vitit që lamë pas. Nga Dogana e Kosovës kanë treguar se vetëm përgjatë vitit 2024, në Kosovë janë importuar 5 mijë e 102 vetura nga Koreja e Jugut, me vlerë totale prej 69 milionë e 242 mijë eurove.

“Prej këtyre veturave të importuara, Dogana ka marrë 6 milionë e 806 mijë euro taksë doganore; 2 milionë e 849 mijë euro janë paguar akcizë dhe 14 milionë e 722 euro TVSH”.

Kjo shifër sipas Doganës është shumë e lartë na krahasim me vitet paraprake. “Vlera e importit të këtyre veturave në vitin 2023 ishte mbi 9 milionë euro ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur të 69 milionë euro. Në vitin 2021 vlera e importit të veturave nga Koreja ishte vetëm 46 mijë euro”. Për zhdoganimin e këtyre veturave Dogana e Kosovës ka marr edhe një vendim, duke bërë që veturat nga Koreja e Jugut do të doganohen në bazë të çmimit të blerjes

Lexo edhe: Emigracioni, alarm për zbrazjen demografike, bie shtesa natyrore e popullsisë

Vendimi i Doganës së Kosovës u mor pas ankesave të shumta nga importuesit dhe qytetarët për mbivlerësim të këtyre veturave.

“Ky udhëzim parasheh që në situata të caktuara, kur rrethanat objektive dhe dokumentacioni i vlefshëm e lejojnë, të përdoret metoda e vlerësimit me të dhënat në dispozicion, duke harmonizuar çmimet e automjeteve nga Koreja me ato të katalogut të tregut evropian përmes një devijimi të pranuar të vlerës, e cila njeh karakteristikat e tregut dhe bazohet në një analizë të mirëfilltë të profesionistëve të Doganës së Kosovës”. Veturat koreane kanë çmim më të ulët sesa ato evropiane për shkak të masave të Qeverisë koreane për t’i nxitur qytetarët e saj për të kaluar në vetura elektrike.

Tregu i veturave në Kosovë ka qenë i orientuar kryesisht drejt importeve nga Evropa, por së fundmi shumë blerës po shqyrtojnë alternativat nga Koreja e Jugut. Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se aktualisht janë 490 mijë e 86 automjete të regjistruara në Kosovë. Përveç numrit të madhe, befasuese është shifra e automjeteve të reja që janë regjistruar gjatë vitit të kaluar. “Brenda vitit 2024 janë regjistruar 330 mijë e 795, në këtë numër është i përfshirë edhe vazhdimi i regjistrimit të automjeteve që akullojnë’. Kurse, vetëm regjistrime të reja të regjistruara janë mbi 40 mijë vetura të reja”. Marka më e preferuar e qytetarëve të Kosovës vazhdon të jetë Wolswagen, pasi se të tilla rragëve të Kosovë qarkullojnë 144 mijë e 223 automjete.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0