ChatGPT po ndryshon personalitet, Sam Altman pranon se ishte... - Business Magazine Albania

ChatGPT po ndryshon personalitet, Sam Altman pranon se ishte bërë “i padurueshëm”

OpenAI, kompania pas ChatGPT, është vënë në qendër të kritikave pasi përdoruesit anembanë internetit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj personalitetit të ri të modelit më të fundit, GPT-4o. Me një ton që shumë e përshkruajnë si “pozitivitet toksik”, chatbot-i ishte kthyer në një shok që të jepte gjithmonë të drejtë, edhe kur nuk duhej.

Lexo gjithashtu: Studimi i Cambridge: Chatbots me AI kanë një mungesë empatie dhe kjo mund të jetë e rrezikshme

“Përditësimet e fundit e bënë personalitetin shumë të bezdisshëm,” pranoi vetë CEO i OpenAI, Sam Altman, në një postim në X (ish-Twitter). Ai tha se kompania po tërhiqet nga disa prej ndryshimeve dhe po punon për të rikthyer balancën.

Reagimet e përdoruesve kanë qenë të shumta: “ChatGPT më validon çdo gjë që them, pa sens kritik,” shkroi inxhinieri i softuerit Craig Weiss. Ndërsa Claire Vo, shefe e produktit në një kompani teknologjie, ironizoi se “është shumë i gëzuar dhe pozitiv, duhet ta bullizosh që të jetë kritik.”

Lexo gjithashtu: Shqipëria dhe AI: Sondazh për Përdorimin e Inteligjencës Artificiale Gjenerative në Biznes

Kjo sjellje “e ëmbël deri në bezdi” erdhi si pasojë e përpjekjeve të OpenAI për ta bërë GPT-4o më inteligjent dhe të këndshëm në komunikim. Por mesa duket, ekuilibri mes miqësisë dhe vlerësimit kritik është vështirë për t’u arritur edhe për një inteligjencë artificiale.

Altman tha se rregullimet e reja u zbatuan, ndaj përdoruesit duhet të ndiejnë ndryshimin së shpejti.

Një pyetje e hapur mbetet, a duam një chatbot që na thotë gjithmonë “po, ke të drejtë” apo një që na sfidon në mënyrë të mençur?

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0