Kina lançon rrjetin e parë 10G në botë, një hap gjigant në infrastrukturën digjitale - Business Magazine Albania

Kina lançon rrjetin e parë 10G në botë, një hap gjigant në infrastrukturën digjitale

Kina lançon rrjetin e parë 10G në botë, një hap gjigant në infrastrukturën digjitale

Kina ka nisur zyrtarisht rrjetin e saj të parë 10G broadband në Qarkun Sunan, Provinca Hebei, të dielën më 20 prill, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në infrastrukturën e internetit. Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit mes gjigantit teknologjik Huawei dhe operatorit shtetëror China Unicom, dhe ofron shpejtësi shkarkimi deri në 9,834 Mbps, ngarkim deri në 1,008 Mbps dhe vonesë sa vetëm 3 milisekonda.

Rrjeti 10G është ndërtuar mbi teknologjinë 50G Passive Optical Network (PON), e cila përmirëson ndjeshëm transmetimin e të dhënave në infrastrukturën ekzistuese të fibrave optike. Aftësitë e saj me brez të lartë e bëjnë të përshtatshme për përdorime të avancuara si kompjutimi në cloud, realiteti virtual dhe i shtuar, transmetimi i videove në 8K dhe integrimi i pajisjeve të shtëpive të zgjuara. Për shembull, një film i plotë në 4K (rreth 20 GB) që zakonisht kërkon 7 deri në 10 minuta për t’u shkarkuar me një lidhje 1 Gbps, në rrjetin e ri 10G mund të shkarkohet për më pak se 20 sekonda. Kjo e vendos Kinën në krye të teknologjisë globale të broadband-it, duke kaluar shpejtësitë aktuale komerciale në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Zbatimi i rrjetit 10G pritet të sjellë përfitime të mëdha në sektorë si shëndetësia, arsimi dhe bujqësia, duke mundësuar transmetim më të shpejtë dhe më të besueshëm të të dhënave.

Lexo edhe:Travel Off Path: Shqipëria, ylli i ri turistik i Evropës

Kush qëndron pas teknologjisë 10G

Huawei, e themeluar në vitin 1987 dhe me seli në Shenzhen, është një nga liderët globalë në pajisjet e telekomunikacionit dhe zgjidhjet e rrjeteve. Kompania ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e teknologjive broadband optik dhe 5G. Nga ana tjetër, China Unicom është një nga tre operatorët kryesorë shtetërorë të telekomit në Kinë, duke ofruar shërbime të broadband-it, lëvizshmërisë dhe korporatave në nivel kombëtar.

economic times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0