Agjentët inteligjentë: A është kjo e ardhmja e punës në epokën e AI? - Business Magazine Albania

Agjentët inteligjentë: A është kjo e ardhmja e punës në epokën e AI?

Klei Aliaj, ekspert i AI dhe një nga drejtuesit e Dialogo AI, na ofron një vështrim mbi risitë që do të dominojnë industrinë në vitin 2025, si dhe mënyrën se si profesionistët dhe institucionet mund të përgatiten për një epokë të re digjitale.

Në një botë ku teknologjia po evoluon me ritme të shpejta, Inteligjenca Artificiale po bëhet një forcë kryesore e transformimit digjital. Me përvojën e tij në zhvillimin dhe aplikimin e AI-së, Aliaj ndan perspektivën e tij mbi transformimin teknologjik dhe rolin që Dialogo AI po luan në këtë revolucion.

Cilat janë inovacionet kryesore që pritet të dominojnë industrinë e teknologjisë në vitin 2025?

Industria e teknologjisë në vitin 2025 pritet të përjetojë një transformim të thellë. Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale kalon nga chatbot‑et e thjeshta në sisteme agjentike që mund të kryejnë detyra komplekse, si planifikimi, zhvillimi i softuerit dhe menaxhimi i të dhënave, duke iu afruar vazhdimisht aftësive njerëzore. Përveç kësaj, integrimi i teknologjive si realiteti i shtuar dhe virtual, internet of things dhe cloud computing sjell një bashkëjetesë më të ngushtë midis botës fizike dhe asaj digjitale, duke hapur rrugë për përvoja të reja ndërveprimi dhe inovacioni. Gjithashtu, avancimet në fushat e automatizimit, printimit 3D, dronëve, superkompjuterëve dhe përpunimit kuantik do të shtyjnë më tej kufijtë e asaj që teknologjia mund të arrijë në prodhim dhe analizë të të dhënave.

Cilat mendoni se janë rreziqet më të mëdha që duhet të kemi parasysh në avancimin e teknologjisë këtë vit?

Ndërkohë që këto inovacione sjellin përfitime të mëdha, avancimet teknologjike vijnë me sfida të rëndësishme. Rreziku në fushën e sigurisë kibernetike rritet me përdorimin e sistemeve të automatizuara, duke ekspozuar të dhënat personale ndaj sulmeve kibernetike. 

Një tjetër kërcënim është përdorimi i AI-së për gjenerimin e përmbajtjeve të rreme, si deepfake‑t, të cilat mund të manipulojnë opinionin publik dhe të krijojnë krizë sociale. 

Për më tepër, automatizimi i detyrave mund të çojë në humbje të vendeve të punës, duke kërkuar një ritrajnim të shpejtë të fuqisë punëtore për t’u përshtatur me kërkesat e reja të tregut, ndërsa çështjet etike dhe pabarazitë sociale duhet të adresohen në mënyrë efektive.

Si mendoni se do të zhvillohet AI gjatë këtij viti? Cilat janë aplikacionet më premtuese?

Në vitin 2025, pritet që AI-ja të evoluojë thellësisht. 

Në vend që të përgjigjet thjesht pyetjeve, agjentët inteligjentë do të jenë të aftë të kryejnë detyra komplekse në mënyrë të pavarur, duke përfshirë menaxhimin e email‑eve, zhvillimin e softuerit dhe optimizimin e proceseve të biznesit. 

Ky transformim do të sjellë aplikime të reja në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, ku AI do të ndihmojë në diagnostikim dhe personalizim të trajtimeve, si dhe në arsim dhe biznes, ku do të analizojë të dhëna për të nxjerrë vendime më të mira. 

Ne, në Dialogo, kemi përdorur këto sisteme për të rritur efikasitetin dhe për të ofruar asistencë në kohë reale në ndërveprimet digjitale, duke demonstruar potencialin praktik të këtyre inovacioneve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0