Në një moment kur të rinjtë shqiptarë po kërkojnë vendin e tyre në skenën globale, Fabian Kamberi e ka gjetur tashmë. Vetëm 25 vjeç, ai është përfshirë në listën prestigjioze të Forbes ’30 Under 30 Europe 2025′.
Kamberi është bashkëthemelues i kompanisë SLAY, një startup inovativ në Berlin që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar aplikacione dhe lojëra që po bëjnë bujë në botën digjitale. Loja e tij më e suksesshme, Pengu, ka kapur imagjinatën e mbi 10 milionë përdoruesve, duke tërhequr një investim prej 20 milionë dollarësh nga emra të mëdhenj si Accel Ventures, Scooter Braun, Riccardo Zacconi dhe Harry Stebbings.
Lexo gjithashtu: Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes
Përmes një postimi në LinkedIn, Fabiani reagoi me humor dhe modesti ndaj lajmit:
Faleminderit Forbes që përfshive ekipin e SLAY dhe mua në listën “30 Under 30”.
Meqë Cole Palmer është në të njëjtën listë, a ka mundësi të më lidhni me njërin prej futbollistëve më të fortë të momentit?
Kamberi nuk është vetëm një sipërmarrës. Ai është një arkitekt i së ardhmes digjitale, duke ndërtuar komunitete zhvilluesish në Berlin dhe lançuar platforma sociale si frfr, që kombinon AI dhe ndërveprimin e zërit në një mënyrë të paprecedentë.
Përfshirja në Forbes është një arritje që e vendos emrin e tij krah inovatorëve më të mëdhenj në Europë dhe një dëshmi se suksesi shqiptar nuk njeh kufij.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto