“Muse-X”, panairi i parë i muzikës në Shqipëri dhe në Ballkan - Business Magazine Albania

“Muse-X”, panairi i parë i muzikës në Shqipëri dhe në Ballkan

“Muse-X”, panairi i parë i muzikës në Shqipëri dhe në Ballkan

Tirana po bëhet gati për tri ditë plotë muzikë dhe art kreativ. Për herë të parë kryeqyteti i Shqipërisë, bën bashkë nga data 11 – 13 prill, në sheshin “Italia”, jo vetëm artistë dhe muzikantë nga Shqipëria, Kosova, por nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë, në eventin Muse-X.

Festivali Muse-X është një festë e muzikës dhe kulturës i cili jo vetëm synon të jetë një hapësirë konferencash dhe ndërlidhjesh, por dhe një festival, me muzikë të përzgjedhur nga zhanret e muzikës elektronike, Hip-Hop dhe Rock, rryma që do të mbajnë zgjuar kryeqytetin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave. Në konferencën për mediet që u mbajt dje në Tiranë, ku të pranishëm ishin zëvendësministrja e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Lira Pipa, drejtori i Agjencisë së Industrive Kreative në Bashkinë Tiranë, Jonid Jorgji dhe Luel Muhametaj, themelues dhe organizator i Muse-X , u shpreh rëndësia e një eventi të tillë, që do të nxisë zhvillimin e industrisë së muzikës shqiptare.

Zv.ministrja Pipa, theksoi se, Muse-X është një panair i cili jo vetëm promovon më shumë Shqipërinë, por rrit edhe më shumë mundësinë e bashkëpunimit mes kompanive të ndryshme muzikore. “Nuk është thjesht një panair apo një konferencë, por një domosdoshmëri për të investuar edhe më shumë në industrinë e muzikës  dhe për të përthithur profesionistë të rinjë”, theksoi Pipa. Sipas saj, ky aktivitet gjithashtu është i rëndësishëm edhe për faktin se krijon një rrjetëzim të mirë me kompanitë shqiptare dhe të huaja. “Ky është një organizim unik jo vetëm  për Tiranën por ndoshta edhe për Ballkanin, duke tërhequr një interes të gjerë nga kompani dhe organizatorë të ndryshëm. Ajo që na pëlqen nga ky organizim, lidhet edhe me vizionin që ministria ka pasur, për programet për grantet për kulturë dhe krijimtari”, u shpreh në fjalën e saj Pipa.

Lexo edhe:Këpucët që vishni janë karakteri juaj. Jori Papa, arkitektja që u bë dizajnere

Organizatori i Muse-X, Luel Muhametaj, radhiti tre elementet kryesore dhe të rëndësishëm të Muse-X që kanë të bëjnë me panairin, konferencat dhe festivalin. “Muse-X është expofestivali i parë që po bëhet në Ballkan. Ka tre elementë kyçë, i pari është ai i panairit, ku ne do të presim mbi 100 kompani të muzikës dhe të arteve kreative.  Elementi i dytë është ai i konferencave, me pjesëmarrjen e shumë kompanive nga më shumë se 18 shtete të ndryshme, dhe elementi i tretë është ai i festivalit, natën e parë do ketë muzikë elektronike, të dytën Hip-Hop, dhe natën e tretë muzikë Rock”, tha Muhametaj. Ai theksoi se, objektivi kryesor është të krijojmë një unitet në industrinë e muzikës në Ballkan, në mënyrë që të lidhim më shumë bashkëpunim mes tregjeve të vogla të rajonit. “Ne e kemi konceptuar që të jetë një aktivitet i përvitshëm, do të ketë shumë aktivitete, veç konferencës, për shembull, ‘beteja’ muzike, DJ, bandash repi, për të shtyrë më shumë kreativitetin dhe krijimtarinë. Veç muzikës do të kemi kërcim dhe skulptura drite dhe shumë surpriza të tjera aristike”, u shpreh Muhametaj. Ky panair, i pari i muzikës ka gjetur edhe mbështetjen e bashkisë së Tiranës, përfaqësuesi i së cilës, Jonid Jorgji, drejtor i Agjencisë së Industrive Kreative, vlerësoi këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm dhe një vlerë të shtuar për kryeqytetin, përmes së cilit pret të ketë më shumë turistë.

“Për Tiranën ky event është shumë i rëndësishëm, sepse po bëhet për herë të parë, por edhe po gjen një terren ku do të mund të lidhë më shumë kontakte mes profesionistëve brenda dhe jashtë vendit. Evente që lidhen me industrinë muzikore janë një tërheqje shumë e mirë edhe për turistët, ndaj edhe ne vlerësojmë një panair të tillë. Ne si bashki do të jemi gjithmonë mbështetës të eventeve të tilla”, tha Jorgji. Muse-X, i cili organizohet nga MEKI, Bashkia Tiranë, Fondacioni “Dritëro Agolli”, Klik Ekspo Grup, do të mbahet në Tiranë në sheshin “Italia” në datën 11, 12 dhe 13 prill. Muse-X, është konceptuar si platforma që do të bashkojë kompani, profesionistë, artistë, përfaqësues të qeverisë dhe entuziastë të muzikës për të shfaqur punën e tyre, për t’u lidhur dhe bashkëpunuar si kurrë më parë në Shqipëri dhe Ballkan.

Pritet në këtë aktivitet të jenë më shumë se 2000 të pranishëm, ndërsa synohet të jetë aktivitet i përvitshëm i cili do t’i shtohet morisë së eventeve kulturore të kryeqytetit.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0