Tërhiqet Trump, pezullon tarifat për 90 ditë, reagojnë tregjet financiare - Business Magazine Albania

Tërhiqet Trump, pezullon tarifat për 90 ditë, reagojnë tregjet financiare

Presidenti amerikan Trump ka autorizuar një pezullim 90-ditor të tarifave tregtare për shumicën e vendeve, duke e përjashtuar Kinën nga kjo vendimarrje e re.  Në të njëjtin postim, ai bëri të ditur se tarifat e reja prej 125% ndaj importeve kineze hynë në fuqi menjëherë. Ai e justifikoi këtë masë me “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore”.

Fillimisht, Trump sugjeroi se pezullimi 90-ditor do të zbatohej për më shumë se 75 vende që kishin shprehur interes për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin pas njoftimit të paketës së tarifave të njohur si “Dita e Çlirimit”. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë sqaroi më vonë se pezullimi do të aplikohej për shumicën, në mos për të gjitha vendet, dhe se një “tarifë universale prej 10%” do të zbatohej përkohësisht gjatë periudhës së negociatave tregtare.

Tregjet globale reaguan menjëherë ndaj lajmit, me indeksin Dow Jones që u rrit me 2,000 pikë brenda pak minutash nga njoftimi.

Lexo edhe : Ndërsa BE-ja goditet, Shqipëria pozicionohet si aleati i vogël i Amerikës së madhe

Pakoja më e fundit e tarifave të Trump hyri në fuqi pak pas mesnatës dhe përfshin një tarifë prej 104% ndaj produkteve nga Kina, 20% ndaj Bashkimit Europian, 24% ndaj Japonisë dhe 25% ndaj Koresë së Jugut. Zyrtarë të administratës amerikane janë përpjekur të qetësojnë votuesit, ligjvënësit republikanë dhe drejtuesit e korporatave duke theksuar se normat e vendosura janë të negociueshme, megjithëse ky proces mund të zgjasë me muaj.

Burimi: Euronews/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0