Zbulimi i ri i arkeologëve, një qytet antik mund të fshihet nën piramidat e Gizës - Business Magazine Albania

Zbulimi i ri i arkeologëve, një qytet antik mund të fshihet nën piramidat e Gizës

Zbulimi i ri i arkeologëve, një qytet antik mund të fshihet nën piramidat e Gizës

Një teori e re e arkeologëve po trondit botën. Një grup studiuesish nga Italia dhe Skocia pretendojnë se kanë zbuluar një qytet të madh nëntokësor, i cili sipas tyre shtrihet poshtë Piramidave të Gizës dhe mendohet se mund të jetë më i madh sesa vetë sipërfaqja e piramidave.

Sipas informacioneve të mediave të huaja, mendohet që zbulimi të jetë bërë në sajë të pajisjeve teknologjike të sofistikuara.

Teknika e re e radarit, e cila është përdorur për studimin, funksionon duke kombinuar të dhënat e radarit satelitor me dridhjet e vogla nga lëvizjet sizmike që ndodhin në mënyrë natyrale, për të ndërtuar imazhe 3D të asaj që shtrihet nën sipërfaqen e tokës, pa bërë asnjë gërmim fizik.

Lexo edhe:Makinat fluturuese me vlerë $799,000 po vijnë në Dubai!

Një ekspert i radarëve në Universitetin e Denverit tha se është e imagjinueshme që ka struktura të vogla, të tilla si boshte dhe dhoma, poshtë piramidave që ekzistonin përpara se të ndërtoheshin, sepse vendi ishte ‘i veçantë për njerëzit e lashtë’. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse zbulimet janë të vërteta do të ishin gërmimet.

Ndërkohë, mediat e huaja bëjnë të ditur se kërkimet e grupit të arkeologëve do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2025, duke hedhur dritë mbi atë që “fshihet” poshtë Piramidave të Gizës.

gbn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0