Nga Fatima Gorezi
Nga ideja e një grupi miqsh të apasionuar pas teknologjisë, Printec është shndërruar që nga themelimi në vitin e largët 1988 në një partner të besuar për transformimin digjital të bizneseve, duke operuar suksesshëm në 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Me një vizion të qartë për t’i bërë transaksionet digjitale më të sigurta, të shpejta dhe të lehta për njerëzit, Printec vazhdon të sjellë zgjidhje inovative për industri të ndryshme, nga financat te tregtia me pakicë dhe sektori publik. Business Magazine bisedoi me Adrian Shehun, menaxherin e Printec për Shqipërinë, i cili tregon më shumë sesi kompania në 20 vjet që operon në vendin tonë është kthyer në një faktor kyç për sektorin bankar e financiar, retail dhe mobile të cilët kërkojnë të modernizojnë proceset e tyre dhe të sjellin përvojë të përmirësuar për klientët.
Si u themelua Printec dhe cili është vizioni i kompanisë?
Printec u themelua në vitin 1988 nga katër miq dhe specialistë të IT-së, të apasionuar pas krijimit të produkteve dhe shërbimeve inovative. Qëllimi kryesor ishte ofrimi i shërbimeve dhe zgjidhjeve inovative, megjithëse në atë kohë nuk kishim të bënim me terminalet POS. Fokusi ynë ishte të ishim shumë inovativë dhe të kërkonim mundësi të reja për rritje. Gjatë 37 viteve të fundit, Printec ka evoluar ndjeshëm. Ne kemi kaluar nga një ofrues teknologjie në një partner të besuar teknologjik, duke ndihmuar bizneset në industri të ndryshme të arrijnë objektivat e tyre të transformimit digjital. Vizioni ynë është të bëjmë transaksionet digjitale më të sigurta, më të shpejta dhe më të lehta për njerëzit. Ndërsa formësojmë rrugën drejt një bote më të aksesueshme dhe të qëndrueshme, ne vazhdojmë të përqafojmë inovacionin për të përmbushur nevojat e klientëve dhe shoqërisë.
Cilat janë shërbimet që ju ofroni?
Ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh dhe shërbimesh të specializuara për të përmirësuar përvojën e klientëve dhe për të rritur efikasitetin operativ. Ne ofrojmë zgjidhje të sigurta pagese, kanale të vetëshërbimit, transformim të degëve, optimizim dhe automatizim, tregti elektronike dhe zgjidhje sigurie & përputhshmërie. Një portofol i gjerë i përshtatur për institucione financiare, kompani të naftës, shitës të mëdhenj me pakicë, organizata qeveritare dhe shumë klientë të tjerë të sektorit publik dhe privat. Ne e përditësojmë vazhdimisht portofolin tonë bazuar në tendencat në zhvillim, teknologjitë dhe nevojat e klientëve, duke siguruar që zgjidhjet tona të mbeten inovative dhe të rëndësishme.
Përveç zgjidhjeve tona teknike, ne ofrojmë shërbime të shkëlqyera profesionale dhe të kujdesit ndaj klientit. Me mbi 500 inxhinierë të specializuar për riparime dhe mirëmbajtje, si dhe një rrjet me më shumë se 100 pika shërbimi, ne ofrojmë shërbime me cilësi të lartë në një zonë të gjerë gjeografike. Ekipi ynë prej mbi 120 profesionistësh me përvojë ndihmon gjithashtu bizneset të zhvillojnë produkte inovative dhe të optimizojnë përvojën e klientëve. Ne ofrojmë zhvillim softuerësh dhe shërbime konsulence për të ndihmuar kompanitë të përfitojnë sa më shumë nga investimet e tyre, duke siguruar që zgjidhjet tona të kenë një vlerë reale për operacionet e tyre.
Aktualisht operoni në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore duke lehtësuar transaksionet digjitale për bizneset. Kur erdhët për herë të parë në Shqipëri?
Duke filluar me zyrën tonë në Athinë në vitin 1988, ne u zgjeruam gradualisht gjatë viteve, duke hapur një zyrë të re çdo vit në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe tani operojmë në 17 vende. Zyra jonë në Shqipëri u themelua në vitin 2004, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin tonë rajonal.
Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi ndërtuar një prani të fortë në Shqipëri duke bashkëpunuar me institucionet financiare më të mëdha, rrjetet kryesore të tregtisë me pakicë dhe sektorin publik për të sjellë zgjidhje të avancuara digjitale. Sot, Printec Albania është një partner kyç për sektorin bankar e financiar, retail dhe mobile te cilet kërkojnë të modernizojnë proceset e tyre dhe të sjellin përvojë të përmirësuar për klientët.
Printec Albania ka festuar së fundmi 20-vjetorin e saj. Cilat kanë qenë momentet kyçe të Printec Albania gjatë këtyre 20 viteve dhe si ka kontribuar kompania në tregun shqiptar?
Disa nga arritjet më të rëndësishme të Printec Albania përfshijnë fillimisht hapjen e zyrës në Shqipëri në vitin 2004 dhe fillimin e operacioneve në tregun vendas. Përmendim këtu partneritetin strategjik me korporata ndërkombëtare prestigjioze si NCR Atleos, NCR VOYIX Verifone, GLORY, Worldline, Castles Technology, SES Imagotac/Vussion, Namiral, INTECO, Namiral, Korr etj, si edhe me institucionet kryesore bankare e financiare për implementimin e teknologjive të vetëshërbimit (Selfservice) dhe zgjidhjeve të pagesave, zgjerimin e portofolit të shërbimeve, për të përfshirë edhe sektorin e tregtisë me pakicë dhe qeverisjen elektronike deri në implementimin e teknologjive të pagesave pa kontakt (Contactless).
Në vijim me eksperiencën dhe vizionin për të sjellë zhvillime të reja, janë mundësuar dhe implentuar projekte për digjitalizimin e shërbimeve bankare, të cilat kanë përmirësuar e plotësuar përvojën e përdoruesit. Viti 2024, përkon me 20 vite aktivitet në Shqipëri. Një rrugëtim i gjatë, me sfida, ambicie e vizion për të kontribuar në projekte për digjitalizimin e transaksioneve dhe shërbimeve financiare. Merita i takon stafit të Printec Albania dhe të gjithë së bashku, si një orkestër, me pasion dhe dëshirë për të kontribuar në proceset e ndryshimeve, jemi kontriubues në arritjet përgjatë këtyre dy dekadave.
Sot pas 20 viteve, me vizionin për të transformuar transaksionet financiare në marrëdhëniet e institucioneve financiare me klintë/konsumator, jemi prezentë me një portofol të gjerë produktesh dhe një ndikim të madh në transformimin digjital të tregut.
Çfarë e bën tregun shqiptar specifik krahasuar me tregjet e tjera në rajon?
Tregu shqiptar ka disa veçori unike, duke përfshirë shpejtësinë e adoptimit të teknologjive të reja, pasi vendi ka treguar një ritëm të shpejtë në përvetësimin e teknologjive digjitale, veçanërisht në sektorin bankar dhe tregtinë me pakicë; një ekonomi në zhvillim, e cila po zgjerohet dhe ka një fokus të madh nga të gjitha institucionet financiare dhe jo financiare, për të investuar në digjitalizimin e shërbimeve, duke krijuar një nevojë të lartë për zgjidhje inovative teknologjike.
Ndikimi i kërkesave të tregut të brendshëm dhe tregjeve të huaja, vijon të krijojë kërkesë për shërbime digjitale dhe natyrisht iniciativat për sisteme e zgjidhje si dhe trendet e Fintech për të kontriubuar në shërbime financiare më të avancuara.
Ndërsa tregu shqiptar vazhdon të evoluojë, si e shihni peisazhin e transformimit digjital dhe të teknologjisë financiare në vend? Cilat janë sfidat dhe mundësitë më të mëdha që Printec përballet në Shqipëri dhe si po i adreson kompania me zgjidhjet e saj?
Transformimi digjital dhe teknologjia financiare në Shqipëri po ecin me ritme të shpejta, të nxitura nga rritja e adoptimit të pagesave digjitale, digjitalizimi i shërbimeve bankare dhe angazhimi i institucioneve për të modernizuar shërbimet e natyrës financiare dhe publike.
Bankat dhe institucionet financiare, janë investitorët potencialë, pasi kanë në fokus investimet, në zgjidhje inovative të shërbimve, sidomos në shërbimet virtuale.
Në të njëjtin ritëm janë edhe bizneset, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë,ku po investojnë në teknologji të reja, për tu adoptuar me kërkesat e tregut të brendshëm si dhe të jashtëm, për të përmirësuar shërbimet për klientët dhe për të rritur efikasitetin operativ.
Mundësitë kryesore për Printec në Shqipëri përfshijnë zhvillimin e pagesave digjitale dhe fintech, digjitalizimin e shërbimeve të sektorëve të ndryshëm, përfshirë këtu ata jo financiarë e publike, nëpërmjet rritjes së pagesave elektronike dhe vijimin e automatizimit e digjitalizimin e degëve të bankave, nëpërmjet zonave 24/7.
Sfidat kryesore kanë fokus në investimet inovative për përshtatjen e bizneseve me risi në teknologjitë e avancuara, në sigurinë kibernetike për të rritur besimin e bashkëpuntorëve në projekte, në përputhshmëri me standarded ndërkombëtare të cilat impaktojnë pozitivisht e normalizojnë partneritetet dhe marrëdhëniet e bizneseve midis tyre si dhe me konsumatorët, përdoruesit masiv të risive inovative. Gjenerata e re, ose siç e quajnë ndryshe New Millenium, janë burimi i ideve inovative.
Ndërsa Printec është lider në sektorin bankar dhe institucionet financiare, në cilat industri të tjera ofron zgjidhje kompania? Si po përfitojnë këto sektorë nga ekspertiza dhe teknologjia e Printec?
Me mbi 35 vjet përvojë dhe një bazë të fortë në sektorin bankar dhe shërbimet financiare, ne kemi zgjeruar me sukses ekspertizën tonë në industri të ndryshme, përfshirë tregtinë me pakicë, sektorin publik, kompanitë e sigurimeve, aeroportet dhe shërbimet postare.
Në sektorin e tregtisë me pakicë, zgjidhjet tona janë të dizenjuara për të përmirësuar efikasitetin operativ, për të rritur përvojën e klientit dhe për të ulur kostot operative.
Ne ofrojmë teknologji të avancuara si sistemet e vetëshërbimit për pagesa në supermarketet e mëdha, etiketat elektronike të rafteve dhe menaxhimin e sinjalistikës digjitale.
Në sektorin e logjistikës dhe shërbimeve postare, ne ofrojmë dollapë inteligjentë për paketat dhe sisteme robotike të klasifikimit, të cilat ndihmojnë në optimizimin e operacioneve dhe përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve.
Gjithashtu, zgjidhjet tona përfshijnë kasaforta inteligjente për menaxhimin e sigurt të parave cash, ndërsa shërbimet tona për tregtinë me pakicë mbështeten nga një kujdes i fuqishëm ndaj klientit dhe mbështetje profesionale në çdo hap të procesit.
Duke integruar teknologji të reja dhe zgjidhje inovative, ne ndihmojmë bizneset të transformojnë operacionet e tyre dhe të qëndrojnë përpara tendencave të industrisë, duke i fuqizuar ata të zgjerohen dhe të lulëzojnë në epokën digjitale. Cilado qoftë industria, Printec, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, ka potencialin për të ofruar ekspertizën dhe zgjidhjet e nevojshme për suksesin e biznesit tuaj.
Në një botë gjithnjë e më digjitale që po ndryshon me shpejtësi, cilat janë sfidat teknologjike kryesore që bizneset përballen sot dhe në të ardhmen, dhe çfarë masa duhet të marrin për të siguruar një përvojë të kënaqshme për klientët e tyre?
Ndërsa teknologjia evoluon, bizneset përballen me disa sfida kryesore. Siguria kibernetike, është domosdoshmëri, duke kërkuar sisteme të mbrojtura ndaj mashtrimeve për të parandaluar sulmet kibernetike. Personalizimi është një tjetër sfidë, pasi klientët kërkojnë përvoja gjithnjë e më të përshtatura sipas nevojave të tyre.
Integrimi i sistemeve të ndryshme, për shërbime digjitale dhe transaksionet elektronike, janë thelbësore për të ofruar një përvojë të pandërprerë.
Bizneset gjithashtu duhet të menaxhojnë të dhënat në mënyrë efikase, duke siguruar përdorimin e tyre të sigurt dhe në përputhje me kerkesat dhe standardet.
Inteligjenca Artificiale (AI) është mundësi dhe tashmë realitet. Nje sfidë për të gjithë, pasi bizneset dhe bashkëprojektuesit duhet të gjejnë ekuilibrin mes automatizimit dhe ndërveprimit njerëzor në shërbimin ndaj klientëve.
Shkallëzueshmëria është jetike, pasi zgjidhjet teknologjike duhet të zhvillohen paralelisht me rritjen e biznesit. Përputhshmëria me standardet, po bëhet gjithnjë e më komplekse, por kudo punohet për unifikm, pavarësisht se ku ndodhet territori, në rajone të ndryshme.
Për të qenë sinkron me zhvillimet dhe pandalshmërinë e sfidave, Printec ofron zgjidhje modulare dhe fleksibile, të cilat janë të personalizueshme, të shkallëzueshme dhe të lehta për t’u integruar e zbatuar. Këto zgjidhje ndihmojnë kolegët në bizneset financiare dhe jo fianciare, të rrisin sigurinë, të ofrojnë përvoja të personalizuara për klientët dhe të sigurojnë përputhshmërinë me standardet, duke përmirësuar efikasitetin operacional.
Cili është qasja e Printec ndaj inovacionit dhe ndryshimit?
Inovacioni është në ADN-në e Printec. Ne besojmë se inovacioni i vërtetë vjen nga brenda, prandaj investojmë shumë në kërkim dhe zhvillim (R&D). Ekipi ynë, prej mbi 120 inxhinierësh të shërbimeve profesionale, të shpërndarë në 14 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, është i përkushtuar në projektimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike inovative që sjellin vlerë si për klientët ekzistues, ashtu edhe për ata potencialë.
Ne promovojmë një kulturë krijimtarie dhe përmirësimi të vazhdueshëm përmes iniciativave si PrintecLab, një konkurs i brendshëm inovacioni që organizohet çdo dy vjet. Ky konkurs inkurajon ekipet tona të gjenerojnë ide të reja, shumë prej të cilave kanë çuar në zhvillimin e produkteve të reja.
Qasja jonë përfshin gjithashtu dëgjimin e klientëve tanë, kuptimin e nevojave të tyre në zhvillim dhe përshtatjen e zgjidhjeve tona për të qëndruar përpara tendencave teknologjike. Ne bashkëpunojmë aktivisht me liderët e industrisë, partnerët dhe klientët që janë në vijën e parë të fushave të tyre, duke na ndihmuar të formësojmë të ardhmen me zgjidhje të personalizuara dhe të avancuara teknologjik
Cilat janë planet për të ardhmen dhe a ka Printec në plan zgjerimin në tregje të reja?
Duke u bazuar në suksesin tonë në rajon, ne synojmë të zgjerojmë zgjidhjet fintech, duke ofruar shërbime të avancuara për pagesat digjitale dhe automatizimin e proceseve financiare; të rrisim portofolin e shërbimeve për sektorin publik, duke ofruar zgjidhje për digjitalizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e efikasitetit administrativ; si dhe të hyjmë në tregje të reja, duke eksploruar mundësitë për me shume zgjerim në vendet e rajonit te Ballkanit dhe Evropën Qendrore e Lindore për të sjellë dhe demostruar inovacionin tonë në më shumë vende.
Ky artikull është publikuar në numrin 37 të revistës Businessmag
Abonohu për të lexuar artikujt e BM!
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.