Ministria e Brendshme ka njoftuar se koha e pajisjes me kartë identiteti do të shkurtohet nga 14 në vetëm 3 ditë. Ky shërbim i ri i IdentiTek, kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike – ofron një zgjidhje më të shpejtë për qytetarët shqiptarë.
“Me një tarifë prej 3,000 lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Ky proces i përshpejtuar synon të lehtësojë aplikimin dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit, duke përfshirë emigrantët që qëndrojnë për pak kohë në Shqipëri dhe individët që kanë nevojë për kartën e identitetit për arsye personale, profesionale apo administrative,” – njofton ministria.
Procedura nuk ndryshon. Qytetarët duhet të :
- Blejnë kuponin për shërbimin e përshpejtuar.
- Paraqesin dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania.
- Kryejnë aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto