BILL GATES – Pse ta lexojmë librin "Vala që vjen" të Mustafa Sulejman ? - Business Magazine Albania

BILL GATES – Pse ta lexojmë librin “Vala që vjen” të Mustafa Sulejman ?

Ky është libri më i mirë për Inteligjencën Artificiale!

Nga Bill Gates

Kur njerëzit më pyesin për Inteligjencën Artificiale(AI), pyetjet e tyre shpesh përfundojnë në këtë mënyrë : Për çfarë dhe sa duhet të shqetësohemi?

Vitin e kaluar unë jam përgjigjur duke u thënë të lexojnë librin “Vala që po Vjen” të autorit Mustafa Sulejman. Është libri që unë u rekomandoj më shumë se çdo gjë tjetër krerëve të shteteve, liderëve të biznesit dhe kujtdo tjetër që më pyet lidhur me Inteligjencën Artificiale(AI)– sepse ofron diçka të rrallë: Një pamje të qartë të mundësive të jashtëzakonshme të kësaj teknologjie por edhe rreziqeve të vërteta që shtrihen para nesh.

Autori, Mustafa Sulejman, sjell një këndvështrim unik lidhur me temën e Inteligjencës Artificiale(AI). Pasi ndihmoi në krijimin e kompanisë DeepMind , e cila lindi si një Startup i vogël për tu shndërruar në një nga kompanitë më të rëndësishme të AI të dekadës së shkuar, ai vazhdoi me krijimin e Inflection AI dhe tani drejton Departamentin e Inteligjencës Artificiale të Microsoft. Por ajo që e bën këtë libër të veçantë nuk është vetëm përvoja e drejtpërdrejtë e Mustafait në fushën e Inteligjencës Artificiale( AI) . Një nga elementët e rëndësishëm është kuptimi i tij i thellë i historisë së shkencës dhe se si shpalosen revolucionet teknologjike. Ai është një intelektual serioz që vendos paralele kuptimplota ndër shekuj lidhur me përparimin shkencor.

Pjesa më e madhe e librit Vala që po Vjen është përqëndruar në atë që ai ka për të thënë mbi Inteligjencën Artificiale(AI) gjë që është e kuptueshme , duke pasur parasysh se është një nga librat më të rëndësishëm mbi AI të shkruar ndonjëherë. Dhe ndoshta nuk ka njeri më të të kualifikuar sesa Mustafai për ta shkruar atë. Ai ishte i pranishëm në vitin 2016 kur aplikacioni AlphaGo i kompanisë DeepMind mundi lojtarët më të mirë në botë të Go, një lojë shumë më komplekse se shahu , pas së cilës qëndrin 2500 vjet mendim strategjik duke bërë lëvizje që askush nuk i kishte menduar ndonjëherë. Duke vepruar kështu, programi kompjuterik i bazuar në Inteligjencë Artificiale(AI) tregoi se makinat mund të mposhtin njerëzit në lojën tonë – fjalë për fjalë – dhe kjo ngjarje i ofroi Mustafait një këndvështrim të hershëm të asaj që po vinte.

Por ajo që e dallon librin e tij nga të tjerët është njohuria e Mustafait se Inteligjenca Artificiale(AI) është vetëm një pjesë e kësaj përputhshmërie të pazakontë të zbulimeve shkencore. Redaktimi i gjeneve, sinteza e ADN-së dhe përparime të tjera në fushën e bioteknologjiaq janë duke ecur përpara paralelisht. Siç na sugjeron edhe vetë titulli i këtij libri këto ndryshime po realizohen , ashtu sic krijohet si një valë larg në det – e padukshme për shumë njerëz, por duke mbledhur shumë forcë për të ardhur në breg. Secili nga këto ndryshime do të krijonte një aspekt më vete; por të gjitha së bashku ato, ata janë të gatshëm të riformësojnë çdo aspekt të shoqërisë tonë.

Historiani Yuval Noah Harari ka argumentuar se njerëzit duhet të kuptojnë se si të punojnë së bashku dhe të krijojnë besim mes tyre përpara se të zhvillojnë një Inteligjencë Artificiale( AI)shumë të përparuar. Në teori, jam dakord. Nëse do të kisha një buton magjik që mund ta ngadalësonte të gjithë këtë process për 30 ose 40 vjet, ndërkohë që njerëzimi të arringte të ndërtonte besimin dhe krijonte qëllimet e përbashkëta, atëherë unë mund ta shtypja atë. Por ky buton nuk ekziston. Këto teknologji do të krijohen pavarësisht se çfarë bën çdo individ apo kompania.

Lexo edhe:Bytes & Books #2 – “Vala që po vjen” nga Mustafa Suleyman

Siç është e ditur tashmë përparimi i kësaj teknologje po ecën me ritme të shpejta, kostot po ulen dhe fuqia kompjuterike rritet. Pastaj janë aspektet e lidhura me fitimin dhe pushtetin që janë nxitës të zhvillimit. Vendet konkurrojnë mes tyre , kompanitë konkurrojnë me njëra- dhe individët konkurrojnë për lavdi dhe drejtim në këtë sektpr. Këto forca e bëjnë përparimin teknologjik në thelb të pandalshëm – dhe gjithashtu edhe më të vështirë kontrollin. Në bisedat e mia rreth AI, unë shpesh theksoj tre rreziqe kryesore që duhet të marrim parasysh. Së pari është ritmi i shpejtë me të cilën ajo po krijon një përçarje ekonomike. Inteligjenca Artificiale( AI) mund të transformojë rrënjësisht natyrën e vetë punës dhe të ndikojë tek profesionet e shumicës së industrive, duke përfshirë ato që realizoheshin nga të ashtuquajtur individivë me “jakë të bardhë”( të kollarisurit) , të cilat tradicionalisht kanë qenë të sigurta nga automatizimi.

Së dyti është problemi i kontrollit, ose vështirësia për të siguruar që sistemet e AI të qëndrojnë në përputhje me vlerat dhe interesat e njerëzve ndërsa ato bëhen më të avancuara.

Së treti është rreziku kur individë apo shtete me qëllime e ide të mbrapshta kanë në dorë teknologji të Inteligjencës Artificiale( AI) , ata bëhen më të fuqishëm—dhe më të aftë për të kryer sulme kibernetike, duke krijuar armë biologjike, madje duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Ky rrezik i fundit – i fuqizimit të aktorëve të këqij – është ajo që çon në sfidën më të madhe të kohës sonë: kontrollin. Si t’i kufizojmë rreziqet e këtyre teknologjive duke shfrytëzuar përfitimet e tyre? Kjo është pyetja në zemër të librit “ Vala që po Vjen”, sepse kontrolli është themelor për çdo gjë tjetër. Pa të, rreziqet e AI dhe bioteknologjisë bëhen edhe më të mprehta. Duke e zgjidhur atë së pari, ne krijojmë stabilitetin dhe besimin e nevojshëm për të trajtuar çdo gjë tjetër.

Sigurisht, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Ndërsa teknologjitë e mëparshme transformuese si armët bërthamore mund të përmbaheshin përmes sigurisë fizike dhe kontrolleve të rrepta të zotërimit e përdorimit të tyre , Inteligjenca Artificiale( AI) dhe Bioteknologjia paraqesin një sfidë thelbësisht të ndryshme. Ata janë gjithnjë e më të zotërueshëm nga individë, kompani e shtetet dhe zhvillimi i tyre është pothuajse i pamundur për t’u zbuluar ose monitoruar .Kjo nënkupton që ato mund të përdoren pas dyerve të mbyllura duke zotëruar një infrastrukturë minimale. Nxjerrja e tyre jashtë ligjit do të nënkuptonte që “ djemtë e mirë” të çarmatosen në mënyrë të njëanshme, ndërsa ata që kanë qëllime të këqija gjithsesi të vazhdojnë të ecin përpara. Dhe kjo do t’i dëmtonte të gjithë, sepse këto teknologji janë në thelb me përdorim të dyfishtë. Të njëjtat mjete që mund të përdoren për të krijuar armë biologjike mund të kurojnë edhe sëmundje; e njëjta AI që mund të përdoret për sulme kibernetike mund të forcojë gjithashtu mbrojtjen kibernetike.

Pra, si mund ta arrijmë kontrollin në këtë realitet të ri?

Vështirë se mund të ankohesh se përse Mustafai në librin e tij nuk e ka zgjidhur i vetëm një nga problemet më ndërlikuara me të cilat është përballur ndonjëherë njerëzimi. Megjithatë, ai parashtron një axhendë që është mjaft ambicioze në lidhje me këtë sfidë me të cilën po përballemi – duke filluar nga zgjidhjet teknike , si psh ndërtimi i një mekanizmi që bën ndërprerje të menjëhershme të sistemi të AI kur ato keqpërdoren dhe deri te ndryshimet gjithëpërfshirëse institucionale, duke përfshirë marrëveshje e traktate të reja në nivel global lidhur me këtë teknologji, globale, kuadër rregullator modern dhe bashkëpunim historik midis qeverive, kompanive dhe shkencëtarëve.

Kur të përfundojmë së lexuari listën e tij të rekomandimeve, mund të pyesim veten nëse ne mund t’i arrijmë vërtet të gjitha këto në kohë. Por pikërisht kjo është arsyeja pse ky libër është kaq i rëndësishëm: Ai na ndihmon të kuptojmë urgjencën ndërsa ka ende kohë për të vepruar. Unë kam qenë gjithmonë një optimist dhe leximi i librit “ Vala që po Vjen” nuk e ka ndryshuar këtë. Unë besoj fuqimisht se përparimet në fushën e Inteligjencës Artificiale(AI) dhe Bioteknologjisë mund të ndihmojnë që trajtimet e reja për sëmundjet vdekjeprurëse, zgjidhjet inovative për ndryshimet klimatike dhe një arsim me cilësi të lartë për të gjithë të bëhen realitet.

Por optimizmi i vërtetë nuk ka të bëjë me besimin e verbër. Bëhet fjalë për të parë si përparësitë ashtu edhe rreziqet, pastaj të punohet për të arritur rezultate sa më të mira Nëse jeni një entuziast i teknologjisë, një politikëbërës ose dikush që thjesht përpiqet të kuptojë se ku po shkon bota, duhet ta lexoni këtë libër. Nuk do të keni përgjigje të lehta, por do t’ju ndihmojë të bëni pyetjet e duhura dhe do t’ju lërë më të përgatitur për të kapërcyer valën e ardhshme që po vjen, në vend që të rrëmbeheni prej saj.

Klubi i Librit “Bytes&Books” ju mirëpret në takimin e dytë të tij, më datë 9 prill 2025, ora 18.00 në mjediset e One Innovation Hub, tek Piramida për të diskutuar për librin “Vala që po vjen” të Mustafa Suleyman.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0