Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur - Business Magazine Albania

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Reduktimi i dëmit të shkaktuar nga duhani është një strategji e shëndetit publik që synon të minimizojë ndikimin negativ shëndetësor të pirjes së duhanit. Cigaret tradicionale paraqesin rreziqe serioze për shëndetin. Mënyra e vetme për t’i shmangur këto rreziqe është të mos fillosh kurrë ose të ndalosh plotësisht pirjen e duhanit. Megjithatë, jo të gjithë duhanpirësit janë të gatshëm të heqin dorë.

Reduktimi i dëmit të shkaktuar nga duhani njeh rolin e rëndësishëm të produkteve alternative pa tym, të cilat kanë një rrezik më të ulët*, për ata duhanpirës që, ndryshe, nuk do të ndalonin së piri duhan. Për këtë arsye, ata që do të vazhdonin të pinin duhan duhet të inkurajohen të kalojnë plotësisht te produktet pa tym. Produktet pa tym më të njohura janë qeskat e nikotinës, cigaret elektronike me ose pa nikotinë dhe produktet e duhanit me ngrohje.

Këto produkte relativisht të reja mbeten ende të panjohura për publikun e gjerë dhe shpesh dëmshmëria e tyre barazohet gabimisht me atë të cigareve. Megjithatë, një numër i madh studimesh të pavarura kanë treguar se produktet pa tym janë dukshëm më pak të dëmshme* sesa cigaret. 

Suedia, e cila në vitin 2024 u bë vendi i parë “pa duhan” në botë, ka qenë gjithmonë një hap përpara në luftën kundër dëmeve të shkaktuara nga duhani, duke u bërë shtet lider në reduktimin e rrezikut përmes përdorimit të produkteve alternative të nikotinës. 
Një nga produktet me rrezikun më të ulët* për shëndetin janë qeskat e nikotinës. Ato përdoren në mënyrë orale dhe vendosen nën buzën e sipërme, ku nikotina përthithet nga mishrat e dhëmbëve. Nuk duhet të përtypen apo të gëlltiten. Publiku shpesh i ngatërron qeskat e nikotinës me qeskat e duhanit, të njohura si snus. Ndërkohë që snus-i është i ndaluar për shitje në vendet e Bashkimit Evropian (përveç Suedisë, ku është i lejuar), qeskat e nikotinës, të cilat nuk përmbajnë fare duhan, janë të ligjshme për shitje. Qeskat e nikotinës të prodhuara nga kompani të njohura ndërkombëtare përmbajnë përbërës të cilësisë së lartë, duke përfshirë nikotinë, ujë, përbërës bimorë, aromatizues dhe ëmbëlsues. Ato janë të disponueshme me shije dhe nivele të ndryshme të nikotinës.

Një nga markat më të njohura të qeskave të nikotinës që vjen nga Suedia është Velo – një alternativë moderne e krijuar ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur dhe përdoruesit e nikotinës. Për ata që kërkojnë të largohen nga duhani tradicional, Velo ofron një alternativë më pak të dëmshme* për shëndetin. Ky produkt ka revolucionarizuar tregun duke mundësuar marrjen e nikotinës pa tym dhe pa substanca të dëmshme. Përveç kësaj, është krijuar për një stil jetese dinamike, duke u ofruar përdoruesve një zgjidhje të shpejtë, praktike dhe më pak të dëmshme*

Velo është pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndërtuar një të ardhme ku tymi i cigareve do të mbetet në të kaluarën. Me një vizion të qartë për të transformuar mënyrën se si konsumatorët e marrin nikotinën, ky produkt është një pjesë kyçe e revolucionit global për reduktimin e dëmit të shkaktuar nga duhani. Misioni i Velo shkon përtej shitjes së produkteve; ai është një angazhim për të krijuar një botë ku zgjedhjet janë më të përgjegjshme, më pak të dëmshme* për shëndetin dhe në përputhje me kërkesat e një brezi që kërkon ndryshim.

Velo po ndryshon mënyrën e konsumimit të nikotinës për një brez që vlerëson shëndetin dhe zgjedhjet e zgjuara.

* Bazuar në provat shkencore dhe duke supozuar një kalim të plotë nga pirja e cigareve. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe krijojnë varësi.

Artikull i sponsorizuar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0