Si mund ta mbrojë puna në distancë gruan nga diskriminimi gjinor? - Business Magazine Albania

Si mund ta mbrojë puna në distancë gruan nga diskriminimi gjinor?

Periudha e COVID-19 na mësoi se dhe nga shtëpia mund të jemi produktiv, por me kalimin e kohës kompanitë nisën të përshtateshin dhe të riktheheshin në zyrat e tyre, ndonjeherë edhe sepse u mungonte periudha e diskutimeve direkte me kolegët, pa pasur ndërmjet një ekran. Megjithatë, një studim i fundit nga Universiteti i Torontos ka nxjerrë në pah një përfitim të rëndësishëm të punës në distance, mbrojtjen e grave nga diskriminimi gjinor.

Lexo gjithashtu: 7 platformat më të mira për kurse online, si të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë?

Sipas raportit të publikuar në dhjetor 2024, nga mbi 1,000 gra të anketuara, 31% raportuan se kishin përjetuar diskriminim gjinor në vendin fizik të punës, ndërsa kjo përqindje u ul në 17% për gratë që punonin në distancë. Studimi është pjesë e një serie më të gjerë kërkimesh që theksojnë avantazhet e punës më distancë për gratë, përfshirë pjesëmarrjen më të lartë në tregun e punës dhe mundësinë për të balancuar më mirë kujdesin për fëmijët.

Megjithatë, autorët e studimit paralajmërojnë se puna në distancë nuk është një zgjidhje përfundimtare ndaj diskriminimit në vendin e punës, por të dhënat tregojnë një reduktim të ndjeshëm të rasteve të tij.

Lexo gjithashtu: 3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Një tjetër shembull i fuqizimit të grave në vendin e punës vjen nga industria e prodhimit të tequilës në Meksikë. Melly Barajas, e njohur si “Mbretëresha e Tequilës”, ka ndërtuar një kantinë të suksesshme, Leyenda de Mexico, duke punësuar vetëm gra. Fillimisht, nuk ishte një zgjedhje e qëllimshme , por për shkak të emigrimit të burrave në kërkim të mundësive ekonomike, gratë lokale ishin të vetmet që aplikuan për punë. Sot, kantina e saj prodhon 20,000 litra tequila në ditë dhe është një shembull i fuqizimit të grave në një industri tradicionalisht të dominuar nga burrat.

Sipas Barajas, gratë i sjellin një vlerë të shtuar industrisë së tequilës: “Dikur ndihesha e vetme në takimet e industrisë ku ishin vetëm burra. Tani, shoh gjithnjë e më shumë gra që marrin drejtimin e fabrikave dhe kjo është një ndryshim i madh pozitiv.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0