Prezantimi i modulit AI/ Mbështet procesin e... - Business Magazine Albania

Prezantimi i modulit AI/ Mbështet procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës shtetërore dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, duke prezantuar një modull të ri të Inteligjencës Artificiale (AI), të integruar në Platformën e Integrimit Europian dhe të Anëtarësimit. Ky sistem inovativ, i zhvilluar në bashkëpunim me kompani të njohura si OpenAI dhe Microsoft, ka si qëllim të automatizojë dhe përshpejtojë procesin e përkthimit dhe përafrimit të legjislacionit të Bashkimit Europian me atë shqiptar, një proces që më parë kërkonte shumë kohë dhe mund nga administrata për t’u realizuar manualisht.

Në prezantimin e këtij moduli, morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian, Majlinda Dhuka, së bashku me anëtarët e grupit negociator. Ata theksuan rëndësinë e këtij moduli për përshpejtimin e procesit të integrimit dhe modernizimin e administratës shtetërore, duke u shprehur të kënaqur për zhvillimin e këtij sistemi të avancuar që ndihmon në përafrimin e legjislacionit të BE-së me atë shqiptar në një kohë rekord.

Moduli i ri i AI mundëson përkthimin automatik të akteve ligjore të BE-së në më pak se disa minuta, me një saktësi që kalon 95%. Kjo përkthehet në një rritje të konsiderueshme të efikasitetit dhe një ulje të ndjeshme të ngarkesës administrative, duke i dhënë mundësinë administratës që të fokusohet në analiza dhe përpunime më të thelluara të akteve ligjore. Procesi që më parë mund të zgjaste javë ose muaj, tani mund të realizohet për një periudhë shumë të shkurtër.

Pas përkthimit automatik, moduli analizon përmbajtjen dhe përafron artikujt nga legjislacioni shqiptar që janë në përputhje me aktin përkatës të BE-së. Ky proces i automatizuar vazhdon me një shqyrtim të hollësishëm nga ekspertët ligjorë, të cilët japin vlerësimet dhe komentet e tyre, para se sistemi të gjenerojë një tabelë përputhshmërie që mund të shkarkohet menjëherë për përdorim të mëtejshëm. Për shembull, një direktivë me 100 pika mund të përafrohet për vetëm 16.5 minuta.

Ky sistem i avancuar po përdoret tashmë nga më shumë se 1,400 ekspertë të integrimit dhe është një hap i madh përpara në drejtim të automatizimit dhe përmirësimit të shërbimeve publike. Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka përfunduar me sukses trajnimin e punonjësve nga 63 institucione publike për përdorimin e këtij moduli, duke mundësuar një integrim më të shpejtë dhe efikas të legjislacionit të BE-së.

Ky zhvillim, që përdor Inteligjencën Artificiale për të modernizuar proceset administrative, është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, duke e afruar atë më shumë me standardet dhe praktikat europiane. Ai gjithashtu mund të shtrihet në fushat e tjera të shërbimeve publike si shëndetësia, arsimi dhe drejtësia, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e efikasitetit dhe modernizimin e shërbimeve që ofrohen për qytetarët shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0