Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit... - Business Magazine Albania

Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë duhet të dini

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka njoftuar hapjen e nominimeve për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor 2024. Kjo është një ngjarje që ndodh për të katërtin vit radhazi. Do të jenë gjashtë gra sipërmarrëse nga ballkani Perëndimor që do të nderohen për arritjet e tyre në fushën e biznesit.

Këto nominime do të kenë mundësi t’i bëjnë individë, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, organizata dhe palë të tjera të interesuara. Do të jenë gjashtë kategori: Sipërmarrëse e Gjelbër, Sipërmarrëse Artistike, Sipërmarrëse në ICT, Sipërmarrëse e Re, Sipërmarrëse në Turizëm, Ylli Social (Sipërmarrëse).

Koha për nominime është e kufizuar, janë të hapura deri më 21 shkurt 2025. Më pas do jetë një proces përzgjedhjeje që do të kryhet nga anëtarët e jurisë, i cili do të pasojë me fitueset që do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë përfundimtare.

Për t’u kualifikuar, të nominuarat duhet të jenë shtetase të një prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe të kenë një biznes të regjistruar deri më 31 janar 2024.

Për të gjithë të interesuarit, do të jetë një formular i pajisur me informacione të detajuara mbi kërkesat, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes, mund të gjenden këtu.

Gratë sipërmarrëse fituese do të bëhen pjesë e Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje dhe do të kenë mundësi për promovim, pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme rajonale dhe mentorim sipas kërkesës përmes një platforme të dedikuar për mentorim dixhital.

Kjo iniciativë për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor u lançua në vitin 2022 për të promovuar gratë që kanë themeluar dhe zhvilluar me sukses bizneset e tyre, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të qëndrueshme në rajon.

Në tre edicionet e mëparshme kanë qenë 18 gra sipërmarrëse që kanë fituar titullin prestigjoz.

Për më tepër, vitin e kaluar, gjashtë gra të jashtëzakonshme u nderuan me një çmim të veçantë nga juria për kontributet e tyre unike.

Ky vlerësim organizohet si pjesë e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025–2028 dhe Agjendës së RCC-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë informacion mbi fitueset e mëparshme, vizitoni Këshilli për Bashkëpunim Rajonal | Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0