Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI - Business Magazine Albania

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur që t’i bashkohet stafit të shqiptares Mira Murati. Sipas mediave të huaja mësohet se Lachman është larguar nga kompania dhe i është bashkuar laboratorit kërkimor të inteligjecës aritifiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, Mira Murati.

Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).

Deri më tani lidhur me këtë lëvizje të Jonathan Lachman nuk ka ardhur një reagim nga ky i fundit apo dhe nga Murati. Ka qenë një zhdhënës i OpenAL ai i cili ka kofirmuar largimin e Lachman.

Murati ka “gjuajtur” rreth 10 studiues dhe inxhinierë në total deri më tani nga konkurrentët duke përfshirë OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Startup-i i saj është ende në fazat e hershme – nuk ka një emër, as një drejtim të fortë produkti.

Shqiptarja Mira Murati  u largua nga OpenAI më pak se një vit pasi CEO Sam Altman u shkarkua papritmas nga bordi i drejtorëve të kompanisë në fund të vitit 2023. Në trazirat që pasuan, bordi emëroi për një kohë të shkurtër Muratin, e cila më pas shërbeu si shefe e teknologjisë së kompanisë, si CEO e përkohshëm.

Lexo edhe: Ish-CTO e OpenAI, Mira Murati thuhet se po mbledh fonde për një startup të ri të AI

Lëvizja ishte një goditje për Altman. “Ndihesha shumë keq,” i tha ai Lex Fridman marsin e kaluar . Ai e përshkroi promovimin e Muratit si “pikën e ulët” të krizës dramatike të lidershipit që konsumoi shkurtimisht OpenAI. Më pak se një javë më vonë dhe pasi më shumë se 730 punonjës të OpenAI kërcënuan të largoheshin, Altman u rikthye në postin e CEO.

Altman dhe Murati vazhduan të punojnë ngushtë së bashku në OpenAI pas incidentit.

“Ajo bëri një punë të shkëlqyer gjatë asaj fundjave me shumë kaos”, tha Altman Fridman.

Kur Murati u largua nga kompania 10 muaj më vonë, ajo falënderoi Altman në letrën e saj të lamtumirës.

“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e çmon,” shkroi ajo në shënimin për punonjësit e OpenAI, të cilin e postoi më vonë në X.

Ndër të tjera, Murati tha se vendimi për tu larguar kishte ardhur pasi dëshironte kohë dhe hapësirë për të bërë eksplorimin e saj.

Një muaj më vonë, Reuters raportoi se Murati po përpiqej të mblidhte mbi 100 milionë dollarë për të financuar një kompani të re misterioze, megjithëse kjo shifër nuk ishte finalizuar.

Zëvendës presidenti i kërkimit i OpenAI, Barret Zoph dhe shefi i kërkimit, Bob McGreë, të dy u larguan pothuajse në të njëjtën kohë me Murati.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0