Shkencëtarët bëjnë një zbulim "tejet emocionues" për yjet - Business Magazine Albania

Shkencëtarët bëjnë një zbulim “tejet emocionues” për yjet

Shkencëtarët kanë zbuluar 44 yje të panjohur më parë, të cilët ishin fshehur pas një grupi galaktikash. Fizikanët në Universitetin e Durham-it ndihmuan në zbulimin e këtyre yjeve në galaktikën “Dragon Arc,” e cila ndodhet gati 6.5 miliardë vite dritë larg Tokës, si pjesë e një projekti ndërkombëtar kërkimor.

Fotografitë tregojnë pamjen e yjeve gjatë një periudhe të njohur si “mesdita kozmike” – epoka e mesme e universit kur shumica e yjeve lindën. Ekipi i Durham-it u drejtua nga fizikanët David Lagattuta dhe Mathilde Jauzac, të cilët e cilësuan zbulimin e yjeve si “tejet emocionues.” “Fillimisht e shoh me sytë e një vajze të vogël, në kuptimin që ajo që shohim është absolutisht magjepsëse dhe mahnitëse,” tha Prof. Jauzac. “Së dyti, si shkencëtare, e shoh si një sukses të madh për fushën tonë. “Kemi bërë kaq shumë përparime sa tani jemi në gjendje të ndihmojmë dhe të punojmë me njerëz në fizikën yjore, për shembull, për të zbuluar yje individualë.” Dragon Arc ndodhet pas një grupi galaktikash të quajtur Abell 370. Ky grup është aq i madh sa zgjat dhe zmadhon dritën nga Dragon Arc përmes një efekti të njohur si lentë gravitacionale. Universiteti i Durham-it e përshkroi efektin si “një sallë pasqyrash me përmasa kozmike.” Imazhet e zmadhuara u fotografuan nga Teleskopi Hapësinor James Webb, i cili i mundësoi shkencëtarëve të identifikonin yjet.

Dr. Jauzac tha se mesdita kozmike është periudha kur numri i yjeve të krijuar në univers është më i lartë, por vëzhgimi i këtyre trupave qiellorë ka qenë i vështirë. “Ky lloj i veçantë i yjeve që kemi zbuluar në Dragon Arc, të quajtur supergjigantë të kuq, janë shumë të vështirë për t’u vëzhguar sepse janë të rrethuar nga shumë pluhur dhe ky pluhur praktikisht i bën të padukshëm për instrumentet standarde,” tha ajo. “Të qenit në gjendje për të vëzhguar yjet në këtë epokë do të na japë shumë të dhëna mbi rolin e tyre, çfarë po bëjnë dhe si e pasuruan universin në atë kohë.”

Lexo edhe:A mundet CIA të lexojë mesazhet tuaja në WhatsApp? Ja çfarë thotë Mark Zuckerberg…

“Fenerë kozmikë”
Yje individualë jashtë Rrugës së Qumështit janë vëzhguar më parë, por zakonisht vetëm një ose dy njëherësh. Dr. Lagattuta tha se numri i madh i yjeve të gjetur ishte “shumë i veçantë” sepse i lejonte shkencëtarët të nxirrnin më lehtë dhe më saktë të dhëna mbi të gjithë popullsinë yjore. Lentat gravitacionale gjithashtu ofrojnë informacion mbi masën e Abell 370 dhe materien e errët brenda saj. “Mund t’i përdorim këta yje si një lloj ‘feneri kozmik’ për të parë ku ndodhet materia e errët dhe sa shumë ka prej saj, duke na dhënë informacione të reja mbi substancën që mban universin bashkë,” shtoi ai.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0