Njihuni me personat më të pasur të secilit kontinent - Business Magazine Albania

Njihuni me personat më të pasur të secilit kontinent

Njihuni me personat më të pasur të secilit kontinent

Nga gjashtë miliarderët e listuar, gjysma kanë ndërtuar pasurinë e tyre në mënyrë të pavarur, duke fituar epitetin “self-made”. Pasuritë neto janë për janar 2025, sipas Forbes.

Evropa

Bernard Arnault & familja
Pasuri neto: 171.4 miliardë dollarë
Shtetësia: Francë

Në moshën 74-vjeçare, Bernard Arnault kryeson perandorinë LVMH, që përfshin 75 marka të njohura të modës dhe kozmetikës, si Louis Vuitton dhe Sephora. Në vitin 1984, ai filloi aventurën në luks, duke përdorur 15 milionë dollarë nga pasuria e ndërtimit të babait të tij për të blerë Christian Dior. Nën drejtimin e tij, LVMH ka arritur kulme të reja, përfshirë blerjen historike prej 15.8 miliardë dollarësh të Tiffany & Co. në vitin 2021. Arnault gjithashtu ka ndikim përtej modës; kompania e tij holding, Agache, mbështet Aglaé Ventures, e cila ka investuar në gjigantë të teknologjisë si Netflix dhe ByteDance (kompania mëmë e TikTok). Në janar 2024, ai emëroi djemtë e tij, Frédéric dhe Alexandre, në bordin e kompanisë për të siguruar kontrollin afatgjatë të familjes.

Amerika Veriore

Elon Musk
Pasuri neto: 416.2 miliardë dollarë
Shtetësia: SHBA

Elon Musk, personi më i pasur në botë, ka themeluar gjashtë kompani, duke përfshirë Tesla, SpaceX dhe The Boring Company. Duke mbajtur rreth 21% të Tesla-s, ky miliarder 52-vjeçar i vetëbërë ka dhënë mbi gjysmën e pasurisë për kredi personale deri në 3.5 miliardë dollarë. Në vitin 2023, vlera e SpaceX arriti gati 150 miliardë dollarë, një rritje pesëfish brenda katër viteve. Në janar 2024, Neuralink i Musk-it implatoi pajisjen e parë trunore te një njeri, duke e cilësuar si një hap “premtues.”

Azia

Mukesh Ambani
Pasuri neto: 95.1 miliardë dollarë
Shtetësia: Indi

Mukesh Ambani, 66 vjeç, kryeson Reliance Industries, një konglomerat që përfshin naftë, telekomunikacion dhe energji të rinovueshme. Gjatë pandemisë, Ambani siguroi mbi 20 miliardë dollarë duke shitur një të tretën e Jio-s te investitorë si Facebook dhe Google. Ai po zhvendos fokusin drejt energjisë së gjelbër, me një investim prej 80 miliardë dollarësh në 10-15 vitet e ardhshme.

Lexo edhe:Elon Musk bëhet personi i parë në botë me pasuri neto prej 400 miliardë dollarësh

Australia

Gina Rinehart
Pasuri neto: 29.9 miliardë dollarë
Shtetësia: Australi

Duke trashëguar kompaninë Hancock Prospecting nga babai i saj, Gina Rinehart e ka kthyer atë në një lider të industrisë minerare. Në vitin 2023, ajo dhe një kompani nga Kili bënë një ofertë të përbashkët prej 1.1 miliardë dollarësh për Azure Minerals.

Amerika e Jugut

Eduardo Saverin
Pasuri neto: 33.4 miliardë dollarë
Shtetësia: Brazil

Eduardo Saverin, një nga bashkëthemeluesit e Facebook, tani fokusohet në kapitalin sipërmarrës përmes fondit B Capital, që menaxhon 6.5 miliardë dollarë asete. Ai ka hequr dorë nga shtetësia amerikane dhe jeton në Singapor.

Afrika

Aliko Dangote
Pasuri neto: 11.1 miliardë dollarë
Shtetësia: Nigeri

Aliko Dangote, themeluesi i Dangote Cement, është një nga figurat kryesore të industrisë në Afrikë. Në janar 2024, Rafineria Dangote filloi prodhimin, duke forcuar më tej ndikimin e tij.

Këta miliarderë përfaqësojnë larmi pasurish dhe historish suksesi, duke treguar sesi pasioni dhe vizioni mund të formësojnë botën e biznesit global.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0