Mbrëmja e djeshme në OneConnect Hub, hapësira më e re inovative në Piramidën e Tiranës, bëri bashkë ekosistemin teknologjik shqiptar. AlbaniaTech, e njohur për përpjekjet e saj për të fuqizuar startup-et dhe inovatorët, nisi serinë e re të eventeve “Product Launch Event” me një prezantim të produkteve të reja të Patoko-s, një ndër zgjidhjet më premtuese dixhitale shqiptare.
Nën temën “Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko!”, ky event tërhoqi vëmendjen e studentëve, profesionistëve të rinj dhe entuziastëve të teknologjisë, duke i ofruar atyre një platformë për të zbuluar risi dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën e inovacionit.
Eventi i parë i kësaj serie kishte në qendër prezantimin e një funksionaliteti të ri të Patoko, një SuperApp i krijuar për të thjeshtuar rezervimet dhe shërbimet e përditshme. Arbër Kadia, themeluesi i Patoko, ndau vizionin e tij për transformimin e përvojës së përditshme të përdoruesve përmes teknologjisë. Funksioni i ri ofron një mënyrë efikase për të menaxhuar rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, nga organizimi i detyrave të përditshme deri te rezervimi i shërbimeve specifike si ato të pastrimit. Kjo risi u prit me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët patën mundësinë ta eksplorojnë më nga afër aplikacionin dhe të kuptojnë përfitimet që sjell në jetën e tyre të përditshme.
Atmosfera ishte mjaft interaktive dhe pjesëmarrësit patën mundësi të krijonin kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe pjesëmarrës nga fusha të tjera
Lexo edhe:“Punë zemre” – Eventi që do t’ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen!
Ky event inaugurues shënon vetëm fillimin e një serie eventesh që AlbaniaTech planifikon të organizojë për të mbështetur startup-et shqiptare dhe për të promovuar arritjet teknologjike vendase. AlbaniaTech po dëshmon edhe një herë se inovacioni është çelësi i zhvillimit të teknologjisë në Shqipëri. Përmes eventeve të tilla, Tirana po pozicionohet si një qendër rajonale për teknologjinë dhe startup-et.
Nëse e humbët këtë event, mos u shqetësoni—seria e “Product Launch Event” sapo ka nisur dhe eventet e ardhshme premtojnë eksperienca edhe më emocionuese.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
