EU4Innovation ju fton me kënaqësi në Workshopin e Dytë mbi Programin Kuadër të BE-së: Horizon Europe
Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i mundësive ndërkombëtare të projekteve nga programi Horizon Europe dhe ofrimi i udhëzimeve praktike për aplikim, duke ndihmuar Startup-et të përfitojnë nga këto mundësi.
Workshopi do të zhvillohet më 10 dhjetor 2024, nga ora 10:00 deri në 11:30 paradite (CEST), nëpërmjet platformës Microsoft Teams.
Ky workshop është projektuar për përfaqësues të Startup-eve që merren me zhvillimin e biznesit dhe sigurimin e fondeve dhe që dëshirojnë të eksplorojnë mundësitë që ofron programi Horizon Europe. Në veçanti, aktiviteti është i përshtatshëm për pjesëmarrës nga Shqipëria që janë të rinj në aplikimet për projekte të BE-së ose që nuk kanë marrë pjesë në projekte të tilla prej kohësh.
Rreth workshop-it
Horizon Europe është programi më i madh për financimin e kërkimeve dhe inovacioneve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE). Me një buxhet prej 95.5 miliardë euro, ky program ofron mundësi të rëndësishme për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).
Programi synon të adresojë sfidat globale si ndryshimet klimatike, të përgatisë Evropën për epokën digjitale, të mbështesë përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe të rrisë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të BE-së.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri kanë të drejtë për financim nga Horizon Europe, duke i mbështetur ato për të investuar në idetë e tyre dhe për të adresuar sfida të mëdha si:
- Ndryshimet klimatike,
- Transformimi digjital,
- Zhvillimi i qëndrueshëm.
Çfarë do të përfshijë workshop-i?
Workshop-i online do të ofrojë informacion të detajuar për mundësitë ndërkombëtare të projekteve në kuadër të programit Horizon Europe. Aktiviteti do të përfshijë:
- Prezantime mbi mundësitë e projekteve dhe thirrjet e hapura,
- Ndarjen e përvojave nga liderë të komunitetit të biznesit që kanë përfituar nga financimi,
- Diskutime dhe ide për projekte të mundshme, si dhe identifikimin e sfidave në procesin e aplikimit.