Menaxhimi i udhëtimeve të biznesit: Një nevojë strategjike - Business Magazine Albania

Menaxhimi i udhëtimeve të biznesit: Një nevojë strategjike

Menaxhimi i udhëtimeve të biznesit: Një nevojë strategjike

11 pika pse ju duhet ky shërbim për biznesin tuaj

Pas pandemisë, platforma si Zoom dhe Microsoft Teams u bënë shumë të përdorura, dhe shumëkush priste që udhëtimet e biznesit të reduktoheshin ndjeshëm. Realiteti është krejt ndryshe. Shpenzimet për udhëtime biznesi arritën në rreth 1.36 trilion dollarë në vitin 2023, një rritje prej 32% krahasuar me vitin e mëparshëm. Deri në fund të vitit 2024, ato pritet të arrijnë në 1.48 trilion dollarë dhe projektohet që të tejkalojnë 2 trilion dollarë deri në vitin 2028.
(Source: Global Business Travel Association. (2024). 2024 Business Travel Index Outlook: Annual global report and forecast. GBTA. https://www.gbta.org)

Ndërsa shumë kompani zgjedhin të përdorin takime virtuale për komunikimet e përditshme, takimet ballë për ballë mbeten të domosdoshme për të ndërtuar besim dhe për të përmbyllur marrëveshje të rëndësishme. Numri i përgjithshëm i udhëtimeve mund të jetë ulur, por presionet makroekonomike kanë mbajtur lart kostot e udhëtimeve, duke e bërë të rëndësishëm menaxhimin efektiv të tyre. Si mund të përshtaten kompanitë shqiptare me këtë realitet të ri për të menaxhuar më mirë të ardhurat e tyre? Pse duhet të përdorni shërbime të menaxhimit të udhëtimeve të biznesit

Menaxhimi i Udhëtimeve të Biznesit: Një Nevojë Strategjike për korporatat me vizion për të ardhmen. Gjithnjë e më shumë biznese ndërkombëtare po mbështeten te agjencitë e specializuara për të menaxhuar me efikasitet udhëtimet e tyre. Ja 11 arsyet kryesore për të cilat edhe kompania juaj duhet të konsiderojë partneritetin me një agjenci të menaxhimit të udhëtimeve:

  1. Kursime në kosto

Agjencitë e udhëtimeve të biznesit ofrojnë tarifa të reduktuara dhe çmime preferenciale nga linjat ajrore, hotelet dhe kompanitë e qirave të makinave. Gjithashtu janë të afta të rikuperojnë fondet nga anulimet dhe rimbursimet, duke shmangur humbje të panevojshme.

  1. Zbatimi i politikave të udhëtimit digjital dhe procesi i prokurimit

Një politikë e mirëstrukturuar e udhëtimit standardizon proceset për të gjithë punonjësit, duke siguruar udhëtime të unifikuara dhe në përputhje me objektivat e kompanisë. Për secilin punonjës krijohet një politikë udhëtimi digjitale, ndërsa agjencia e zgjedhur mbikëqyr dhe zbaton këtë politikë, duke monitoruar dhe menaxhuar udhëtimet e biznesit në çdo moment. Ky proces i strukturuar rrit kontrollin dhe efikasitetin, duke lehtësuar prokurimin dhe menaxhimin e shpenzimeve të udhëtimit.

  1. Menaxhimi i shpenzimeve

Udhëtimet e biznesit janë një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve, kështu që menaxhimi i tyre është një domosdoshmëri. Agjencitë ofrojnë raporte të detajuara mbi shpenzimet, duke ju ndihmuar të kontrolloni kostot dhe të planifikoni me saktësi buxhetet e ardhshme.

  1. Tarifa të negociuara dhe përfitime

Sa herë ju ka ndodhur të kërkoni për një biletë dhe pasi e kërkoni sërish, çmimi është rritur?! Prenotimi individual i hoteleve, biletave dhe makinave me qira varet nga algoritmet dhe kërkimet. Agjencitë përdorin vëllimin e udhëtimeve të kompanisë për të negociuar tarifa më të mira dhe për të siguruar përfitime si akses në lounge, përmirësime hotelesh dhe shërbime të përparësisë.

  1. Mbështetje 24/7

Pavarësisht orës apo zonës kohore, punonjësit tuaj do të kenë mbështetje të menjëhershme për çdo çështje që lidhet me udhëtimin. Problemet zgjidhen pa stres dhe pa qenë nevoja të shqetësohen menaxherët. Gjithashtu, vendodhja e çdo punonjësi monitorohet në kohë reale, duke siguruar informacion mbi mirëqenien e tyre, veçanërisht në raste emergjente si fatkeqësitë natyrore apo situata të tjera të paparashikuara.

  1. Efiçienca në kohë

Rezervimi i udhëtimeve është një proces që merr kohë dhe ka kosto. Agjencitë menaxhojnë çdo detaj, nga fluturimet te makinat me qira, duke u dhënë punonjësve kohë për t’u fokusuar te detyrat e tyre kryesore.

  1. Siguria e punonjësve dhe komforti

Monitorimi i kushteve globale të udhëtimeve dhe ofrimi i përditësimeve në kohë reale garanton sigurinë e punonjësve gjatë udhëtimeve.

  1. Shërbim i personalizuar

Zgjidhjet e personalizuara të udhëtimeve përshtaten me nevojat specifike të kompanisë dhe preferencat e punonjësve tuaj. Menaxhimi i udhëtimeve ofron shumë dinamika për shërbime të përshtatura.

  1. Thjeshtimi i procesit të udhëtimit

Me një platformë qendrore rezervimi/menaxhimi, çdo rezervim dhe faturë menaxhohet në një vend. Një menaxher i dedikuar llogarie do të sigurojë koordinim të plotë të çdo udhëtimi.

  1. Fokus te biznesi juaj kryesor

Outsourcing-u i menaxhimit të udhëtimeve ju lejon të përqendroheni te ajo që ka më shumë rëndësi: tek biznesi juaj. Një asistent administrativ nuk ka njohuritë dhe mjetet teknologjike sikurse një agjenci e certifikuar për të optimizuar udhëtimet.

  1. Raportimi dhe analiza 6-mujore

Raportimi dhe analiza çdo gjashtë muaj janë thelbësore për të parë dhe kontrolluar shpenzimet e udhëtimeve, për të identifikuar mundësi optimizimi dhe për të përmirësuar eksperiencën e punonjësve.

________________________________________

Lexo edhe:Projekti Two Q: Ekselenca Italiane dhe Inovacioni në Trajnimin e Stafit të Mikpritjes

Zgjedhja e duhur për menaxhimin e udhëtimeve të biznesit

Me 25 vjet përvojë në tregun shqiptar dhe si pjesë e një rrjeti global me 580 agjenci në 105 shtete, Elite Travel Lufthansa City Center (pjesë e Elite Travel Group) ofron qasje të gjerë në shërbime të avancuara për menaxhimin e udhëtimeve. Ekspertiza dhe infrastruktura e avancuar teknologjike ndihmojnë kompanitë të përmbushin nevojat e udhëtimeve me efikasitet dhe siguri, duke mundësuar që bizneset të përqendrohen te qëllimet e tyre strategjike.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elite Travel Group (@etg_al)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0