Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2024” - Business Magazine Albania

Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2024”

Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2024”

Viti 2024 ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri. Nga transformimi i sfidave në mundësi, deri te krijimi i ideve të reja që lëvizin tregun përpara, individët dhe bizneset po tregojnë fuqinë e vizionit, pasionit dhe përkushtimit. Për të festuar këto arritje, Business Magazine dhe AlbaniaTech sjellin “Business Leaders 2024” – një iniciativë që nderon ata që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë dhe komunitetit tonë. Me kategori që përfshijnë “sipërmarrësin e vitit”, “sipërmarrësen e vitit”, “startup-in e vitit” dhe “influencërin/en e vitit”, ky konkurs ofron mundësinë  për të nominuar dhe vlerësuar ata që kanë bërë ndryshimin këtë vit. Çdokush mund të japë zërin e tij përmes nominimeve, duke ndihmuar që meritat dhe arritjet të njihen dhe të frymëzojnë edhe brezat e ardhshëm.

SIPËRMARRËSI  I VITIT             

Në një botë digjitale, ajo që ka më shumë rëndësi për biznesin është sa të lumtur i bën klientët, sa vlerësohet puna juaj, sa e njohin markën tuaj dhe sa persona do t’i referonin shërbimet tuaja. Këtë e zbulojmë në konkurrimin e hapur të Business Magazine dhe AlbaniaTech, “Business Leaders 2024”. Sipërmarrja është “motori” i cili mban gjallë ekonominë e një vendi. Ndaj, Business Magazine Albania merr nismën që, nëpërmjet jush, të vlerësojë sipërmarrësit që këtë vit kanë arritur të shndërrojnë sfidat në mundësi të reja!

       NOMINO

  SIPËRMARRËSJA E VITIT                

Ky ka qenë një vit sfidash dhe arritjesh për gratë sipërmarrëse shqiptare, të cilat kanë dëshmuar se kurajoja, vizioni dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit në çdo industri. Në një treg të vogël, me konkurrenca të larta, ato kanë arritur jo vetëm të ndërtojnë biznese të qëndrueshme, por edhe të frymëzojnë komunitetin, duke sjellë një ndikim të prekshëm në ekonomi dhe shoqëri.Për këtë arsye ne kemi vendosur të shtojmë më vete kategorinë “Sipëmarrësja e vitit”. Në kategorinë “Sipërmarrësja e vitit”, ne nderojmë gratë që kanë treguar lidership të jashtëzakonshëm, kanë lançuar projekte inovative, kanë krijuar vende të reja pune dhe kanë ndërtuar marka që janë bërë sinonim i suksesit dhe cilësisë.

Pse është e rëndësishme kjo kategori e re?

Për të njohur dhe vlerësuar gratë që kanë sfiduar normat tradicionale, duke i hapur rrugën brezave të rinj të grave të suksesshme në biznes. Kjo kategori është një thirrje për të gjithë të nominojnë gratë që na bëjnë krenarë dhe që e meritojnë të jenë shembuj për ne të gjithë.

NOMINO

 STARTUPI  I VITIT

Viti 2024 ka sjellë çeljen e ideve inovative dhe lançimin e shërbimeve unike për vendin tonë të vogël me potencial të paimagjinueshëm!  Këtë vit le të zgjedhim startup-in i cili jua ka ofruar shërbimin më të mirë ndonëse në hapat e parë të zhvillimit, startup-in më premtues, startup-in më të angazhuar, apo atë të cilin besoni se do të jetë “unicorn-i” i ardhshëm shqiptar.

NOMINO

INFLUENCËRI/JA E VITIT

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, ka një person që ka kapur  vëmendjen  dhe ka pëlqimin tuaj. A është një dashamirës i teknologjisë, i modës, apo një frymëzim në fushën e biznesit? Nominoni atë influencër që është më shumë se një fytyrë e njohur – është një udhëheqës, një shfaqës idesh dhe një pjesë e jetës së përditshme. Ndani me ne çfarë e bën atë të dallojë nga të tjerët!

Le të bëjmë vitin 2024 një  tjetër vit të shkëlqyer për Shqipërinë dhe të njohim atë që bën këtë vend kaq të veçantë!

RREGULLORE

Nominimi zgjat deri më datë 10 dhjetor 2024

Ju duhet të shkruani një arsye të vlefshme për secilin nominim unik

Ju mund të nominoni nga 1 person/biznes në ditë

Ju mund ta ndani këtë link tek miqtë tuaj për të sugjeruar nominime

 

NOMINO

 

             Faleminderit për kontributin tuaj në ekosistemin shqiptar të SIPËRMARRJES! 🙂 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0