"Lab of Tomorrow" - Transformimi i mbetjeve të qelqit në Shqipëri - Business Magazine Albania

“Lab of Tomorrow” – Transformimi i mbetjeve të qelqit në Shqipëri

Ekonomia qarkulluese, ishte në qendër të workshop-it Lab of Tomorrow (LoT) Ideation Sprint. Për 4 ditë laboratori mblodhi së bashku biznese të vogla dhe të mesme, ekspertë të industrisë dhe trajnerë për të eksploruar mënyra inovative në një sfidë të zhvillimit të biznesit të lidhur me 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). I mbështetur nga  EU4 Circular Economy and Livable Cities (EU4CELC), një projekt bashkëfinancuar nga BE dhe BMZ, dhe i implementuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, LoT23 po hap rrugën për kalimin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese dhe një të ardhmeje më të gjelbër!

Grupi i 23-të i Lab of Tomorrow u zhvillua për herë të parë në Shqipëri dhe trajtoi temën e mbetjeve të qelqit. Me mbështetjen e projektit EU4 Circular Economy and Livable Cities, sprinti ishte krijuar për të ndihmuar NVM-të shqiptare të njihen me parimet e ekonomisë rrethore dhe të rimendojnë përdorimin e qelqit. Me qëllim largimin nga modelet lineare, që prodhojnë mbetje, pjesëmarrësit u përfshinë në krijimin e inovacioneve qarkulluese që mund të transformojnë mënyrën se si trajtohen ambalazhet e qelqit të përdorimit të vetëm. Sprinti i Ideimit u fokusua në mobilizimin e sektorit privat për të rikonceptuar qasjen e tyre ndaj qelqit, duke inkurajuar zgjidhje bashkëpunuese që përputhen me parimet e ekonomisë rrethore. Ja si kaluan katër ditët e këtij sprinti emocionues.

Dita 1: Vendosja e skenës për inovacion qarkullues

Sprinti nisi me një ceremoni hapëse që mblodhi së bashku një shumëllojshmëri aktorësh të angazhuar në promovimin e ekonomisë qakulluese në Shqipëri. Fjalimet e ftuarve nga partnerët e projektit EU4 Ekonomia Rrethore dhe Qytetet e Jetueshme theksuan urgjencën e reduktimit të mbetjeve dhe potencialin që ka inovacioni qarkullues për të transformuar praktikat e biznesit në industrinë e ambalazheve të qelqit. Pjesëmarrësit u njohën me strukturën dhe qëllimet e Sprintit të Ideimit, si dhe me parimet kyçe të ekonomisë rrethore që do të drejtonin punën e tyre. Fokusimi ishte në mënyrën se si NVM-të shqiptare mund të kalojnë nga modelet lineare të prodhimit dhe hedhjes në praktika më të qëndrueshme dhe rigjeneruese. Dita përfundoi me një përmbledhje të procesit të ideimit, duke vendosur skenën për ditët në vijim të bashkëpunimit dhe zgjidhjes kreative të problemeve.

Dita 2: Prototipimi i zgjidhjeve qarkulluese

Në ditën e dytë, ekipet u zhytën më thellë në mekanizmat e dizajnimit dhe testimit të zgjidhjeve. Dita nisi me një prezantim të prototipimit dhe testimit, hapa të domosdoshëm për t’i kthyer idetë në zgjidhje të zbatueshme dhe të shkallëzueshme. Të udhëhequr nga trajnerë të mendimit dizajnues, pjesëmarrësit mësuan se si të krijojnë modele të hershme të koncepteve të tyre, që do t’u lejonin të mbledhin feedback dhe të përmirësojnë idetë e tyre. Dita përfshiu gjithashtu një prezantim të sesionit Demo, që do të zhvillohej ditën e fundit. Ekipeve iu dhanë udhëzime për përgatitjen e prezantimeve, të cilat do të përshkruanin modelet e tyre të biznesit dhe inovacionet e propozuara rrethore. Theksi ishte në mënyrën se si të komunikojnë në mënyrë efektive idetë e tyre si për ekspertët teknikë ashtu edhe për një audiencë më të gjerë.

Lexo edhe:Sipërmarrësi turk Kenan Sevinç: Shqipëria ka ecur me shpejtësi vitet e fundit

Dita 3: Testimi dhe zhvillimi i modelit të biznesit

Dita e tretë e sprintit i vuri pjesëmarrësit përballë sfidave reale. Ekipet u fokusuan në testimin e prototipeve të tyre, duke mbledhur njohuri për atë që funksionoi dhe atë që nuk funksionoi. Pasdite, pjesëmarrësit morën pjesë në një workshop për qelqin, ku mësuan njohuri praktike mbi vetitë dhe potencialin e qelqit si një material në një ekonomi qarkulluese. Kjo eksperiencë praktike u dha atyre perspektiva të reja mbi mënyrën se si mund të ripërdoren, riciklohen dhe rimendohet ambalazhet e qelqit në mënyra inovative. Pas workshopit, ekipet kaluan kohë në zhvillimin e kanavacës së modelit të biznesit — një mjet strategjik që i ndihmoi të hartojnë inovacionet e tyre rrethore nga prodhimi deri te hedhja (ose ripërdorimi). Qëllimi ishte krijimi i modeleve që jo vetëm të jenë fitimprurëse, por edhe të qëndrueshme, duke adresuar çështjen e mbetjeve të ambalazheve të qelqit dhe duke mbështetur kalimin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese.

Dita 4: Prezantimet Finale dhe Sesioni Demo

Dita e fundit mblodhi “copëzat e thyera të qelqit” dhe krijoi një mozaik ngjyrash. Në mëngjes, ekipet punuan për të përfunduar prezantimet e tyre, duke integruar njohuritë që kishin mbledhur gjatë ditëve të mëparshme dhe u përgatitën për fazën e ndjekjes, Inkubatori. Ky i fundit do të jetë një periudhë testimi dhe zhvillimi gjatë së cilës pjesëmarrësit e përzgjedhur do të dizajnojnë dhe ofrojnë zgjidhjet e tyre për klientët. Inkubatori i LOT23 do të zbatohet nga Partner Albania për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim me GIZ Albania. Trajnerët ofruan feedback dhe ndihmuan pjesëmarrësit të përgatiten për sesionin Demo pasdite, ku çdo ekip do të paraqiste zgjidhjen e tyre rrethore.

Pasditeja nisi me një fjalim nga znj. Elvana Rama, e cila foli për angazhimin e ministrisë për të promovuar ekonominë rrethore dhe rolin thelbësor që luajnë iniciativa si Lab i së Ardhmes në mobilizimin e aktorëve të sektorit privat drejt praktikave më të qëndrueshme. Pas fjalimit të saj, secili prej katër ekipeve prezantoi zgjidhjet e tyre për një audiencë ekspertësh, partnerësh të projektit dhe pjesëmarrës të tjerë. Ata morën feedback të vlefshëm nga një panel ekspertësh, që përfshinte përfaqësues të sektorit privat dhe organizatave mjedisore. Eventi përfundoi me një sesion networking, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të krijonin lidhje dhe të festonin suksesin e sprintit.

Çfarë ndodh më pas?

Faza që vijon pas Sprintit të Ideimit është Inkubatori i Biznesit. Në këtë fazë bëhet përpunimi i modeleve të biznesit që u prezantuan gjatë Sprintit. Katër ekipet e përzgjedhura do të hyjnë në fazën e inkubimit për të rafinuar, testuar dhe pilotuar zgjidhjet e tyre të qelqit për tregjet e tyre të synuara.

Ekipet që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen e parë gjatë sprintit dhe do të fillojnë së shpejti udhëtimin e tyre në Inkubim janë:

  1. Albania Glass Recycling (Zhvillimi i zgjidhjeve të riciklimit për mbetjet e qelqit)
  2. Re-Living (Ripërdorimi i kavanozëve të qelqit në Gjirokastër / Zhvillimi i një skeme riqarkullimi)
  3. ReuseAglass (Zhvillimi i sistemeve të riqarkullimit për mikro-birraritë dhe kantinat e verës)
  4. Circular Art Hub (Transformimi i ambalazheve të qelqit në produkte funksionale dhe artistike)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0