Ja cilët janë 6 startupet fituese të Balkathon 2024 - Business Magazine Albania

Ja cilët janë 6 startupet fituese të Balkathon 2024

RCC shpërblen gjashtë idetë më të mira digjitale nga Ballkani Perëndimor dhe jep tre vlerësime të veçanta për ekipet më të mira të shkollave të mesme

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të pestë të Balkathon, konkursi rajonal digjital.

Nga 80 aplikime, juria përzgjodhi gjashtëmbëdhjetë finalistë që konkurruan në finalen e djeshme të Balkathon, duke prezantuar idetë e tyre digjitale para jurisë së ekspertëve të përbërë nga Linda Shomo, Amar Dedović, Mergim Cahani, Dushko Petrović, Anita Nikova, Nikola Kovačević dhe Evisi Kopliku. Juria përzgjodhi gjashtë idetë/skuadrat më të mira të cilat RCC i shpërbleu me nga 7000 euro secili në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Tiranë.

Fituesit e Balkathon 5.0 janë:

✓ Ekipi DARN nga Kosova*. DARN zhvilloi një aplikacion që përdor teknologjinë inteligjente për ta bërë mbledhjen e mbetjeve më efikase, duke kursyer kohë, karburant dhe duke reduktuar ndikimin mjedisor.

✓ Ekipi GENITOR nga Maqedonia e Veriut prezantoi një sistem lyerjeje autonome robotike të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) që adreson mungesën e fuqisë punëtore në industrinë e ndërtimit duke automatizuar detyrat e lyerjes në shkallë të gjerë.

✓ Ekipi KOMUNITETI. Komuniteti është një platformë inovative e menaxhimit të ndërtesave nga Shqipëria që thjeshton administrimin e pronës përmes një paneli të centralizuar dhe veçorive miqësore me mjedisin.

✓ Ekipi LISEC nga Serbia po zhvillon një mjet komunikimi të mundshëm për individët me Sindromën e Mbyllur (LiS) që përdor kamerat e internetit të disponueshme në treg për të kapur lëvizjet e syve dhe për t’i kthyer ato në fjalë ose fraza.

✓ Ekipi MyTurn nga Mali i Zi me një aplikacion celular të gamifikuar që angazhon fëmijët në punët e shtëpisë, ndërkohë që thjeshton menaxhimin e detyrave për prindërit.

✓ Ekipi Roadzo nga Bosnja dhe Hercegovina po zhvillon një zgjidhje të energjisë së rinovueshme që përdor materiale piezoelektrike në rrugë për të kthyer trafikun e automjeteve në energji elektrike.

Këtë vit RCC-së vendosi të lançojë një mirënjohje të veçantë për ekipet e shkollave të mesme dhe tre idetë më të mira janë shpërblyer me 4000 euro secila. Përfituesit e mirënjohjes speciale janë:

➢ Ekipi CyberScore nga Serbia me një zgjidhje inovative arsimore që përdor inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat dhe për të ofruar këshilla të personalizuara për të rinjtë në lidhje me gjurmën e tyre dixhitale dhe sigurinë në internet.

➢ Ekipi i InnoGirls nga Bosnja dhe Hercegovina me një produkt të krijuar për të mbështetur mirëmbajtjen e cilësisë së shëndetit.

➢ Ekipi DARE nga Shqipëria me IMMAL, një platformë digjitale inovative e krijuar për të përmirësuar shëndetin mendor të individëve me sëmundje kronike.

“Urimet e mia të përzemërta për të gjithë ju që fituat sonte dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit. Kjo mbrëmje shënon një moment historik të rëndësishëm në udhëtimin tuaj. Digjitalizimi nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë – ka të bëjë me fuqizimin. Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim, jo vetëm në jetën tuaj, por në jetën e atyre që ju rrethojnë. Kjo është koha për të ëndërruar dhe për të marrë sfida të guximshme. Mos kini frikë të filloni nga rreziqet më të vogla – shumë nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë filluan në garazhin e vogël të dikujt. Pa dyshim, teknologjia në të gjitha format e saj është neutrale derisa të vendosim qëllimin e saj. Ne jemi ata që ose mund ta shfrytëzojmë fuqinë e saj për mirë ose ta keqpërdorim atë. Le të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm duke siguruar që AI dhe teknologji të tjera të avancuara të përdoren për të ngritur, inovuar dhe zgjidhur probleme, jo për të krijuar të reja”, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Ceremoninë e Çmimeve.

“Balkathon feston më shumë se vetëm arritje; ai nderon frymën e inovacionit dhe potencialin e jashtëzakonshëm të krijuesve të rinj në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Balkathon lindi 5 vite më parë, gjatë një pasigurie globale të pandemisë Covid. Në 5 vjet, ajo që filloi si një përgjigje ndaj një krize ka evoluar që atëherë në një platformë për transformim. Afro 400 aplikantë kanë marrë pjesë në 23 tema të ndryshme, të mbështetur nga 72 mentorë dhe të vlerësuar nga pothuajse 60 ekspertë në dixhitalizim dhe TIK. Deri më sot, duke numëruar fituesit e kësaj mbrëmjeje, ne kemi shpërblyer 31 zgjidhje përmes Balkathon dhe kjo më bën jashtëzakonisht krenare që kam qenë pjesë e tij”, shtoi Bregu.

Balkathon është nisma kryesore e RCC, e financuar nga Bashkimi Evropian, për të ofruar një rrugë për inkurajimin, zhvillimin dhe njohjen e ideve/zgjidhjeve dhe produkteve unike digjitale. Nismat e bashkëpunimit rajonal të RCC si Balkathon dhe të ngjashme (Çmimi Butterfly, Laboratori Rinor, Rrjeti Rajonal i Grave Sipërmarrëse, etj.) janë kontributi ynë në rritjen e kapitalit tonë njerëzor dhe mbështetjen e rajonit të BP-së për të ecur përpara, duke u përpjekur gjithashtu të mbajmë fuqinë tonë të talentuar punëtore brenda rajonit dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

Andrea Ferrero, Shef i Seksionit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, vlerësoi fokusin tek inovacioni, duke theksuar rolin e tij jetësor në trajtimin e sfidave të mëdha si ndryshimi i klimës, mbipopullimi dhe ikja e trurit. “Inovacioni qëndron në qendër të zgjidhjes së problemeve”, tha Ferrero. “Ne duhet të kultivojmë mentalitet, të ndërtojmë një mjedis dhe të sigurojmë fonde për inovacionin në rajon. Kjo është e vetmja rrugë për të parandaluar margjinalizimin e kontinentit tonë. Për të qëndruar aktual, ne duhet të inovojmë – dhe për këtë, ne kemi nevojë për ju, të rinjtë e Ballkanit Perëndimor,” shtoi ai.

Konkursi Balkathon, i nisur në vitin 2020, ka për qëllim fuqizimin e novatorëve të rinj nga rajoni. Deri më tani ka rezultuar në 31 produkte të reja digjitale “Made in Western Balkans”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0