Sigurimi në majë të gishtave, me platformat e blerjes online të SIGMA VIG - Business Magazine Albania

Sigurimi në majë të gishtave, me platformat e blerjes online të SIGMA VIG

E vërteta është se, të gjithë shkarkojmë aplikacione shumë shpesh dhe disa prej tyre i braktisim rrugës. Përpara se të shijojmë kafenë e mëngjesit ose bllokuar në trafik, gjasat janë që të jemi duke u marrë me një aplikacion. Pavarësisht nëse të ndihmon të gjesh pikëtakimin, të kujtosh dietën apo të kryesh një pagesë, një gjë është e qartë: aplikacionet janë pjesë e nevojshme e mikro-momenteve tona. Statistikat tregojnë se shpenzojmë mesatarisht 30 orë në muaj duke u marrë me aplikacione të ndryshme, sepse në kohët moderne, të gjithë duam të dimë ku, kur dhe çfarë! Sigurisht që disa nuk do të përdoren gjatë, por të tjerë syresh, janë thjesht domosdoshmëri!

Sa herë sjellim në kujtesë të papriturat e ditës (aksidente, sëmundje, katastrofa natyrore etj), shumica e të cilave serviren me shpejtësinë e dritës nëpërmjet rrjeteve sociale, nisim të vëmë në pikëpyetje shumëçka. Sa të sigurtë jemi? Po sikur të më ndodhë mua? Si do e përballoja? A kam mjaftueshëm kursime?

Nisur nga kjo gjendje e vazhdueshme alarmi, platformat për blerje online, ofruar nga kompania e sigurimeve Sigma VIG, shërben për të qartësuar idetë rreth sigurisë, shqetësimit kryesor të kohëve moderne! Shqetësim, i cili jo gjithmonë merr vëmendjen e duhur! Në kohë të shpejta dhe me shumë pikëpyetje, e rëndësishme është të mbajmë në fokus elementët që na thjeshtojnë jetën. Aplikacioni SIVIG është mjeti i duhur për të marrë masa rreth sigurisë, pa humbur kohë! Përdorimi i tij ofron disa përfitime që lehtësojnë blerjen e sigurimeve, duke krijuar një eksperiencë të këndëshme dhe aspak impenjative.

Komoditet dhe aksesueshmëri

SIVIG app është platforma e parë e plotë ku porositet siguracionin tërësisht online. Ndjehu komod ta shkarkosh SIVIG app nëpërmjet Playstore, Apple store apo webshop dhe porosisni siguracionin kudo dhe kurdo. Mund të regjistroheni fare thjeshtë duke përdorur adresën email dhe duke krijuar një password. Llogaria aktivizohet duke konfirmuar emailin dhe jeni gati të merrni siguracionin e makinës, shëndetit në udhëtim etj. Pagesa kryhet lehtësisht nëpërmjet kartës së kreditit apo debitit. Të dhënat e kartës nuk ruhen nga kompania e sigurimit. Çdo veprim kryhet drejtpërdrejt me bankën për të garantuar konfidencialitet dhe siguri në veprimet e pagesës. Për të qënë në përputhje me çdo rregullore në fuqi, një korrier i kompanisë sjell edhe policën fizike TPL në adresën tuaj, pavarësisht se edhe ajo elektronike është e vlefshme.

Gamë e gjërë produktesh

Me platformat e blerjes online SIVIG mund të porosisni dhe paguani lehtësisht policën e sigurimit të detyrueshëm të makinës (TPL); sa herë udhëtoni jashtë vendit mund të blini sigurimin e shëndetit në udhëtim me një klik edhe kur jeni duke vrapuar në aeroport; kur udhëtoni me makinën tuaj jashtë Shqipërisë po me një klik blini lehtësisht kartonin jeshil. Platformat së shpejti do të pasurohen me produkte të tjera sigurimi, për të thjeshtuar në maksimum nevojën për siguri të shtuar në jetën tuaj. Aplikacioni jep gjithashtu mundësinë të përllogarisni paraprakisht vlerën e primit për produkte si sigurimi i pronës dhe biznesit SME, në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të bindeni se nuk po kurseni duke e shtyrë në kohë sigurimin e biznesit tuaj. Thjesht po zgjidhni të jetoni nën stres të vazhdueshëm, me 101 lloje skenare rreziqesh që mund t’ju ndodhin fare papritur!

Oferta dhe bonuse

Platforma Sivig ofron alternativa të ndryshme ofertash dhe bonusesh, mjafton të zgjedhësh variantin më të përshtatshëm. Mund të përfitosh drejtëpërdrejt nga oferta e aplikacionit si për shembull kur porosisni TPL-në me Sivig APP, merrni falas mbulimin Kasko PMM; merrni deri në 50% ulje për shëndetin në udhëtim për blerjen me Sivig Online. Mënyra tjetër është grumbullimi i pikëve nga blerja e produkteve të sigurimit. Për çdo blerje TPL, Karton Jeshil dhe Kufitare grumbulloni pikë që konvertohen në kredite për të blerë produkte vullnetare si sigurimi i shëndetit për familjen (IFAM), sigurimi i banesës, mbulimi kasko etj. Pikët mund të përdoren si vlera monetare në produktet që zgjidhni që të paguani pjesërisht ose tërësisht primin e sigurimit nëpërmjet tyre.

Menaxhimi i thjeshtë i policave

Duke blerë online siguracionin keni kontroll të plotë dhe të sigurtë të policave dhe të dhënave tuaja. Duke filluar nga porositë, profili, historiku i blerjeve, udhëzime dhe informacion për çdo proces blerje, grumbullimin e pikëve, përfshirë mundësinë e raportimit të dëmeve dhe historikut të tyre. Në të gjitha rastet kur blini sigurimin online, polica ju mbërrin nëpërmjet postës elektronike dhe në vijim edhe fizikisht brenda territorit të Shqipërisë.  Nga platformat online, mund të shkarkoni lehtësisht Raportin Evropian të Aksidenteve, i vlefshëm për çdo ngjarje aksidentale ku mendohet se dëmi është deri në 30.000 lekë.

Informacion më i thjeshtuar rreth produkteve të sigurimit

Në platformat e blerjeve online të Sigma VIG gjeni informacion më të thjeshtuar rreth produkteve si sigurimi i detyrueshëm Tpl, kartoni jeshil, sigurimi kufitar, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i pronës, sigurimi i mallrave në transport, sigurimi i shëndetit në grup, përgjegjësisë civile etj. Kur bëhet fjalë për produktet e sigurimit, është e rëndësishme të jeni gjithmonë të mirëinformuar, përpara se të procedoni me blerjen. Në kategorinë e informacionit në këto platforma, do të gjeni të detajuara primet e sigurimit për këto produkte.

Nëse përballeni me paqartësi, gjeni lehtësisht kontakte të kompanisë Sigma VIG, nëpërmjet të cilave do të merrni informacion më të shtjelluar rreth produktit apo shërbimit për të cilin keni nevojë.

Vizitoni www.sigma.al për më shumë informacion rreth produkteve të sigurimit me Sigma VIG.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0