9 thënie motivuese rreth zhvillimit tuaj - Business Magazine Albania

9 thënie motivuese rreth zhvillimit tuaj

Sfidat na mësojnë të jemi më të fortë dhe shpesh nga bëjnë më të urtë e të mençur. Më poshtë kemi sjellë disa thënie motivuese të përzgjedhura mes personaliteteve të mëdha ndërkombëtare të periudhave të ndryshme.

“Kohët e vështira nuk zgjasin kurrë, por njerëzit e vështirë po”, – Robert H. Schuller

“Mos u dekurajoni. Shpesh është çelësi i fundit në tufë që hap derën e bllokuar”, – thënie popullore.

 “Kur të jeni në kufirin e gjithçkaje që dini, duhet të besoni në një nga dy gjërat: Do të ketë tokë për të qëndruar. Ose do të hapni krahët për të fluturuar.” – O.R. Melting

 “Jo të gjithë mund të jenë të famshëm, por të gjithë mund të jenë të shkëlqyeshëm, sepse madhështia përcaktohet nga shërbimi.” – Martin Luther King Jr.

 “Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë.” – Dale Carnegie

 “Gjërat nuk shkojnë keq dhe të thyejnë zemrën tënde që të mund të bëhesh i hidhur dhe të heqësh dorë. Ndodhin të të prishin dhe të të ndërtojnë, në mënyrë që të jesh gjithçka që kishe menduar të ishe.” – Samuel Johnson

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj.” – Abraham Linkoln

 “Asnjëherë mos lejoni që shanset t’ju ndalojnë të bëni atë që dini në zemrën tuaj që duhet të bëni.” – H. Jackson Brown

“Një qëndrim pozitiv shkakton një reagim zinxhir të mendimeve, ngjarjeve dhe rezultateve pozitive. Është një katalizator dhe ndez rezultate të jashtëzakonshme”, – Wade Boggs

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0