Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana! - Business Magazine Albania

Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

07-11-2024 09:00:00 Join

Konferenca vjetore që diskuton çdo gjë digjitale është gati për edicionin e saj të 15-të, të 7-tin në Tiranë, Shqipëri.  Me një qasje të re të orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e digjitalit pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë. Por, ato janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, Shqipëri, më 7 Nëntor.

“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e AllWeb e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i konferencës.

AllWeb vazhdon të tejkalojë pritshmëritë çdo vit, duke bërë një ndikim të fortë në marketingun digjital të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe në skenën e inovacionit dhe biznesit në përgjithësi. Po ashtu, eventi i këtij viti do të ofrojë përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.

Blini biletat me ofertën e Early Bird deri në 5 tetor këtu!

Më 7 Nëntor, skena e AllWeb do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga Britania e Madhe, Danimarka, Austria… por edhe folës rajonalë nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, etj.

“Temë qendrore për konferencën e këtij viti është AI, e cila udhëheq evoluimin e marketingut dhe mundëson markave të navigojnë me precizion në peizazhin digjital dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme të markës. Folësit do të diskutojnë aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, reklamat, analizat, sjelljen, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një nga themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.

Si çdo vit tjetër, organizatorët ofrojnë bileta Super Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Këto bileta do të jenë në dispozicion për një kohë të kufizuar dhe në sasi të kufizuar online në allweb.digital së shpejti.

Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0