Barometrit të Ballkanit, i sapo publikuar, ka nxjerrë në pah se mes vendeve të rajonit, se Shqipëria renditet ndër vendet ku bizneset janë të kënaqura me klimën e biznesit. Sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), rezulton se bizneset në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë janë më të kënaqur me klimën e biznesit.
Sipas këtyre të dhënave, gati gjysma e bizneseve që operojnë në vend (47%) janë të kënaqura me klimën e biznesit. 36% e të anketuarve kanë shprehur qëndrim neutral, ndërsa 18 % janë të pakënaqur.
Në Bosnje, shifrat flasim për 53% të të anketuarve të kënaqur me klimën e biznesit, (niveli më i lartë ky në rajon).
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar një nivel më të lartë pakënaqësie, me përkatësit 47% dhe 33% të bizneseve, të cilat mendojnë se situata ekonomike është shumë keq. Ndërkohë, në Serbi bien në sy masa e gjerë e bizneseve që kanë një qëndrim neutral rreth asaj çfarë po ndodh në ekonomi dhe në mbarëvajten e biznesit. Barometri tregon se 51% e bizneseve serbe kanë qëndrim neutral.
Barometri i Ballkanit është një instrument i përvitshëm, i publikuar nga RCC dhe ka anketuar 1200 biznese në të gjithë rajonin. Barometri mat gjithashtu lëvizshmërinë e popullsisë dhe çështjet e punësimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.