OpenAI pritet të lançojë modelin e ri "Strawberry AI" në dy javët e ardhshme - Business Magazine Albania

OpenAI pritet të lançojë modelin e ri “Strawberry AI” në dy javët e ardhshme

OpenAI pritet të lançoj modelin e ri "Strawberry AI" në dy javët e ardhshme

Lideri në tregun e inteligjencës artificiale, OpenAI, raportohet se është në përgatitje për të lansuar modelin e tij më të ri të AI-së, i quajtur “Strawberry”, në ChatGPT në dy javët e ardhshme.

Sipas raportimeve të reja nga The Information, OpenAI planifikon të lançojë së shpejti modelin Strawberry, një model i aftë për të zgjidhur probleme komplekse që modelet e mëparshme kanë pasur vështirësi, duke menduar në shumë hapa.

Sipas të gjitha burimeve, Strawberry do të konsiderohet një model për arsyetim, që do të thotë se do të jetë në gjendje të trajtojë kërkesa më të ndërlikuara që kërkojnë disa hapa për t’u përfunduar, nga zgjidhja e problemeve të vështira të algjebrës deri te zhvillimi i një fushate të plotë marketingu që zgjat disa muaj. The Information gjithashtu raportoi se, në fillim, Strawberry do të jetë në gjendje të përpunojë vetëm tekst, në ndryshim nga GPT-4o, modeli kryesor i OpenAI që mund të përpunojë imazhe dhe audio.

Ndërsa kjo do të thotë se Strawberry do të jetë më pak i prirur për gabime krahasuar me GPT-4o, ndërlikimi është se modeli thuhet se është më i ngadaltë. Sipas The Information, mund të duhen nga 10 deri në 20 sekonda për të përgjigjur një kërkesë nga përdoruesi, dhe modeli pritet të shmangë përpunimin e imtësishëm  për kërkesat e thjeshta. Disa persona që kanë testuar versionet e hershme të modelit i thanë The Information se për përgjigjet e marra nuk ia vlente pritja.

Lexo edhe: Këto janë aftësitë kryesore të teknologjisë që punëdhënësit duan më shumë, sipas një ekzaminimi të ri të 24,000 listimeve të punës

Është e mundur që, për shkak të aftësive të tij të avancuara, Strawberry të kërkojë më shumë burime kompjuterike dhe të kushtojë më shumë për t’u përdorur. The Information raportoi se Strawberry “ka të ngjarë të ketë limit  që kufizon përdoruesit në një kuotë maksimale kërkesash që mund ti bëhen për orë, me mundësinë gjithsesi të aktivizimit të një modeli  që është më i shpejtë në përgjigje por me pagesë më të lartë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0