Event për rrjetëzim: "Digital Nomad Meetup" - Business Magazine Albania

Event për rrjetëzim: “Digital Nomad Meetup”

Event për rrjetëzim: "Digital Nomad Meetup"
19-09-2024 20:00:00 Join

Thirrje  të gjithë Nomadëve Dixhitalë! Bashkohuni  në Takimin Mujor Digital Nomad të mundësuar nga Global Nomad Pass! Ju njoftojmë se gjatë këtij takimi, CEO i GNP, Safir Jamal, do ta vendosë zyrtarisht Shqipërinë në udhërrëfyesin e platformës, duke filluar nga Tirana dhe duke u zgjeruar në qytete të tjera.

Ky është shansi juaj për të zbuluar Global Nomad Pass, për të bërë një marrëveshje ekskluzive dhe, si gjithmonë, për t’u lidhur me nomadët e tjerë dhe komunitetin lokal.

E enjte, 19 shtator · 6 – 20:00 CEST

Social Hub Tirana, Blloku i Ambasadave, Rruga e Kavajës, Tiranë, Shqipëri

Mos mungoni të enjten, 19 shtator, në orën 18:00 në Social Hub Tirana!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0