Si të përmirësoni inteligjencën tuaj emocionale? - Business Magazine Albania

Si të përmirësoni inteligjencën tuaj emocionale?

Si të përmirësoni inteligjencën tuaj emocionale?

Aftësitë teknike të avancuara janë gjithnjë e më të kërkuara në tregun e sotëm të punës. Megjithatë, po aq të rëndësishme janë dhe aftësitë unike njerëzore për të punuar me dhe përmes të tjerëve për të arritur qëllime të rëndësishme. Këtu hyn pikërisht inteligjenca emocionale (IE), një grup aftësish që na ndihmojnë të njohim, kuptojmë dhe menaxhojmë emocionet tona, si dhe të njohim, kuptojmë dhe ndikojmë emocionet e të tjerëve. Margaret Andrews, instruktore e Inteligjencës Emocionale në Lidership, për mënyrat se si njerëzit mund të zhvillojnë IE për marrëdhënie më të mira ndërpersonale, ish-dekane e asociuar në Divizionin e Edukimit të Vazhdueshëm në Universitetin e Harvardit dhe drejtoreshë ekzekutive në Shkollën e Menaxhimit MIT Sloan tregon disa mënyra si mund të përmirësoni inteligjencën emocionale.

Inteligjenca emocionale (IE) përbëhet nga një grup aftësish dhe sjelljesh që mund të mësohen, zhvillohen dhe përmirësohen. Katër komponentët kryesorë të IE janë:

1-Ndërgjegjësimi për veten

Ndërgjegjësimi për veten është aftësia për të identifikuar dhe kuptuar emocionet tuaja dhe ndikimin që ato kanë te të tjerët. Ky është themeli i inteligjencës emocionale dhe komponentët e tjerë varen nga niveli i këtij ndërgjegjësimi që keni. “Gjithçka fillon me ndërgjegjësimin për veten,” thotë Margaret Andrews, “nëse je i ndërgjegjshëm për emocionet e tua dhe sjelljet që ato shkaktojnë, mund të fillosh t’i menaxhosh këto emocione dhe sjellje.” Njerëzit që janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre kanë më shumë besim, kreativitet dhe ndërtojnë marrëdhënie më të forta dhe me ndikim te të tjerët — aftësi kyçe që ndihmojnë njerëzit gjatë gjithë karrierës së tyre dhe kudo që ndodhen në struktura organizative.

2-Rregullimi i vetes

Ndërgjegjësimi për veten nxit më tej punën për rregullimin e vetes, që është aftësia për të menaxhuar emocionet dhe sjelljet tuaja. “Njerëzit me aftësi të forta të rregullimit të vetes mund të ndalojnë dhe të marrin frymë thellë në situata të tensionuara dhe stresuese,” shpjegon Andrews, “gjë që i ndihmon të qëndrojnë të qetë dhe të mendojnë para se të flasin ose të veprojnë.” Këta njerëz kanë një pikëpamje pozitive dhe munden të përshtatet në një sërë situatash dhe rrethanash.

3-Ndërgjegjësimi shoqëror

Ndërgjegjësimi shoqëror është aftësia jonë për të kuptuar emocionet e të tjerëve dhe një komponent kyç i kësaj është empatia. Jamil Zaki, profesor në Stanford dhe autor i “The War for Kindness”, përshkruan empatinë si të përbërë nga tre komponentë — identifikimi i asaj që ndjejnë të tjerët, ndarja e këtij emocioni dhe dëshira për të përmirësuar gjendjen e tyre. “Nuk ka të bëjë me atë se si do të ndiheshe ti në situatën e tyre, por më tepër, si ndihen ata realisht,” thotë Andrews.

4-Aftësitë shoqërore

Aftësitë shoqërore janë ato që bëjnë dallimin midis një menaxheri të shkëlqyer nga një menaxher thjesht të mirë,” thotë Andrews. Këto aftësi, të cilat përfshijnë ndikimin, menaxhimin e konflikteve, punën në ekip dhe aftësinë për të frymëzuar të tjerët, e bëjnë të mundur ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme në të gjitha pjesët e jetës tuaj. Njerëzit me aftësi sociale mund të bëjnë një ndryshim të madh në një ekip dhe në organizata sepse kuptojnë të tjerët dhe veprojnë mbi këtë njohuri që kanë për të angazhuar njerëzit drejt një qëllimi të përbashkët. Por për të përmirësuar inteligjencën tuaj emocionale, duhet të filloni me ndërgjegjësimin për veten.

Lexo edhe: “Aftësitë që do t’ju duhen për të mbijetuar në tregun e punës: Ja çfarë thotë raporti i fundit i WEF”

 

Treguesit e individëve me Inteligjencë Emocionale të ulët:

  • Shpesh ndihen të keqkuptuar
  • Zemërohen lehtë
  • Mbingarkohen nga emocionet
  • Kanë vështirësi të jenë të vendosur

Treguesit e individëve me Inteligjencë Emocionale të lartë:

  • Kuptojnë lidhjet mes emocioneve dhe sjelljeve të tyre
  • Qëndrojnë të qetë gjatë situatave stresuese
  • Janë në gjendje të ndikojnë të tjerët drejt një qëllimi të përbashkët
  • Trajtojnë njerëzit e vështirë me takt dhe diplomaci

Zhvillimi i inteligjencës emocionale është një proces i vazhdueshëm. Ja disa hapa që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vetëdijes, empatisë dhe aftësive sociale:

  1. Njohja dhe Emërtimi i Emocioneve: Identifikoni emocionet që ndjeni dhe emërtojini ato. Në situata stresuese, çfarë emocione shfaqen? Si do të dëshironit të reagoni në këto situata? Marrja e një momenti për të emërtuar ndjenjat dhe për të kontrolluar reagimet është një hap thelbësor drejt EI-së së lartë.
  2. Kërkoni Feedback: Vlerësoni perceptimin tuaj duke pyetur menaxherët, kolegët, miqtë ose familjen se si do të vlerësonin inteligjencën tuaj emocionale. Për shembull, pyesni për reagimet tuaja në situata të vështira, sa të adaptueshëm ose empatikë jeni dhe si menaxhoni konfliktet. Kjo mund të mos jetë gjithmonë ajo që dëshironi të dëgjoni, por shpesh është ajo që keni nevojë të dëgjoni.
  3. Lexoni Letërsi: Studimet tregojnë se leximi i letërsisë me personazhe të ndërlikuar mund të përmirësojë empatinë. Leximi i historive nga perspektiva të tjera na ndihmon të kuptojmë mendimet, motivimet dhe veprimet e tyre, duke rritur ndërgjegjen sociale.

Ndërtimi i EI-së në veten tuaj është një gjë, por ndikimi tek të tjerët për të adoptuar një mendësi më empatike është një gjë tjetër dhe kjo mund të jetë një sfidë.Përfundimisht, zhvillimi i inteligjencës emocionale është një proces jetësor që sjell përfitime të mëdha në jetën profesionale dhe personale. Duke ndërtuar vetëdijen, vetë-rregullimin, ndërgjegjen sociale dhe aftësitë sociale, individët dhe organizatat mund të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre, të rrisin produktivitetin dhe të krijojnë një ambient më të mirë pune. Ndërsa teknologjia dhe aftësitë teknike janë thelbësore në botën moderne, inteligjenca emocionale mbetet një faktor kyç që ndihmon në arritjen e sukseseve dhe në ndërtimin e një kulture pune të shëndetshme dhe mbështetëse.

 

Harvard.edu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0