4 mënyra për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik - Business Magazine Albania

4 mënyra për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik

4 mënyra për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik
~4 minuta lexim

Mendimi kritik në kohërat ku po jetojmë është vrullshëm i sfiduar nga teknologjitë e automatizuara. Në një mori fushash të jetës, njerëzit po konsumojnë dhe përhapin në mënyrë jokritike informacione që janë të shtrembëruara, manipuluese dhe nganjëherë qëllimisht mashtruese. Mendimi konspirativ është i përhapur masivisht gjithashtu.

Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman tregoi se ne përgjithësisht jemi të prirur të nxjerrim përfundime bazuar në instinktet ose intuitën tonë, duke shmangur kështu procesin e vështirë të analizimit të provave. Psikologët dhe neuroshkencëtarët kanë treguar se ne jemi subjekt i “paragjykimit të konfirmimit”, tendencës për të besuar çdo gjë që përforcon pikëpamjet tona aktuale dhe për të mosbesuar atë që i sfidon ato. Ne jemi veçanërisht të prirur ndaj këtij paragjykimi nëse ndryshimi i pikëpamjeve tona do të ishte i kushtueshëm – financiarisht, për reputacionin tonë ose për identitetin tonë. Këto tendenca të natyrshme tonat, të përkeqësuara nga përhapja e mediave sociale dhe aksesi i pakufishëm në informacion në internet, na lënë të pambrojtur dhe lehtësisht të cënueshëm ndaj mashtrimit që buron nga dezinformata.

Ka disa ushtrime të thjeshta që mund t’i përdorim për të luftuar instinktet tona natyrore dhe valën në rritje të dezinformatave dixhitale.

1. Eksploroni kontekstin. Çfarëdo që lexoni vjen nga dikush me një histori, perspektivë dhe grup interesash të veçantë. Pyesni veten: Kush është ky person? Nga vijnë ato, është i drejtpërdrejtë apo me shtresëzime kuptimore? Çfarë mund të fitojë ai/ajo duke na bindur për këtë?

2. Merrni parasysh alternativat. Kujtohuni se çdo gjë që hasni është vetëm një nga shumë mundësitë dhe alternativat e mundshme. Çfarë shpjegimesh të tjera mund të ketë për këtë ngjarje? Si mund t’i interpretojmë ndryshe fjalët ose veprimet e këtij personi? Çfarë zgjidhje tjetër për këtë problem mund të jetë e mundur?

3. Peshoni provat. Pyesni veten: A ka dëshmi të mjaftueshme këtu për të mbështetur përfundimin e paraqitur? A janë mbledhur ato prova në një mënyrë objektive dhe jo të njëanshme? A u anashkaluan provat potencialisht kundërshtuese?

4. Konsideroni implikimet. Vlera e një ideje matet pjesërisht edhe nga ajo që rezulton më pas prej saj. Shqyrtoni nëse kjo politikë do të miratohej, çfarë dimë në të vërtetë për efektet e mëvonshme të saj? Edhe nëse kjo duket e arsyeshme tani, a mund të çoj ajo në përfundime absurde?

Kur i bëjmë këto pyetje dhe të tjera si ato, ne kultivojmë një kornizë mendore skeptike, një gatishmëri për të analizuar edhe gjërat që duken tërësisht të besueshme në shikim të parë. Ne duhet të kultivojmë një mendim kritik për shkakun e një problemi social ose përfitimet e një politike politike. Gjithashtu ju duhet të besoni gjithmonë  bazuar dhe referuar në prova.

Lexoni edhe: Çfarë janë Soft skills dhe pse janë kaq të rëndësishme?

Të mendosh në mënyrë kritike do të thotë të bësh këto dhe pyetje të ngjashme analizuese në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet t’i bëjmë ato në mënyrë rutinore, aq sa ato të bëhen pjesë e natyrshme e jona. Kjo kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe intensive, sepse ndërsa pyetjet bazë janë të thjeshta, praktika e të menduarit në mënyrë kritike në fillim ju duket e vështirë, por ajo është një aftësi që duhet stërvitur.

Bota nuk do të jetë kurrë plotësisht e lirë nga tregtuesit e informacioneve të rreme dhe manipulative. Mbrojtja jonë më e mirë është të zhvillojmë zakonin dhe aftësitë për të bërë pyetje kritike dhe për të patur një këndvështrim të atillë.

ESchoolNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0