Shumica e prezantimeve synojnë të bindin audiencën tuaj për diçka, për t’i bindur ata të pranojnë një ide. Por nëse dëgjuesit nuk mund të mbajnë mend atë që kanë dëgjuar, edhe idetë më të mira nuk do të gjenerojnë mbështetje ose entuziazëm. Krijimi dhe dhënia e prezantimeve që mbeten në kujtes është edhe art edhe shkencë. Më poshtë janë tre taktika specifike që çdokush mund të përdorë për të krijuar prezantime bindëse që lënë një përshtypje të qëndrueshme te audienca.
1. Organizoje në mënyrë të thjeshtëzuar
“Truri është krijuar për të shfrytëzuar parimin e ‘less is more’”, thotë Ranganath. Kjo do të thotë që audienca juaj do të përthith pjesë të vogla informacioni sepse ata mund të mbajnë parasysh vetëm një sasi të kufizuar informacioni në çdo kohë të caktuar. Për shembull, kur përpiqemi të kujtojmë një varg prej 7 ose më shumë shifrash, si numrat e sigurimeve shoqërore ose telefonike, ne priremi t’i “grumbullojmë” numrat në një sekuencë më të tretshme prej tre dhe katër njësive. Për prezantuesit dhe folësit publikë, kjo thjesht do të thotë t’i përmbahen tre ose katër mesazheve ose pikave kryesore që audienca juaj mund t’i kujtojë lehtësisht. Unë u mësoj sipërmarrësve këtë taktikë, të quajtur “rregulli i tre”, por Ranganath më dha një sugjerim shtesë: Përmblidhni tre pikat në fund të një prezantimi. Përsëritja ose mbyllja e përmbledhur, është formula më e mirë për një prezantim të paharrueshëm.
2. Trego një histori
Ne harrojmë përvojat e zakonshme. Në vend të kësaj, ne kujtojmë ato emocionalisht intensive që transferohen më së miri përmes tregimeve. “Tregimet janë të lidhura me mënyrën se si ne mësojmë natyrshëm,” thotë Ranganath. Ne tashmë kemi histori në kokën tonë, sepse ne kemi përjetuar shumë nga jeta si njerëzit e tjerë. Pra, nëse folësit tregojnë histori që rezonojnë me audiencën e tyre, historia ndihmon në tejçimin e një mesazhi. Sipërmarrësit dhe themeluesit shpesh kanë histori të shkëlqyera për të ndarë sepse audienca e tyre lidhet me ato përvoja, edhe nëse ata nuk kanë krijuar kurrë një kompani më vete. Sipërmarrësit miliarder James Dyson shpesh iu desh të tregojë historinë e dështimit 5,126 herë përpara se të shpikte vakumin Dyson. Njerëzit duan ta dëgjojnë atë, sepse flet për ndjenjat universale të zhgënjimit dhe dështimit. Gjithashtu u kujton njerëzve kënaqësinë e arritjes së diçkaje që të tjerët thanë se nuk mund të bëhej. Identifikoni histori nga jeta juaj (ose jeta e të tjerëve) që rezonojnë me audiencën tuaj.
Lexo edhe: 10 këshilla që duhet të dini rreth prezantimeve
3. Krijoni momente shumëshqisore
“Kujtimet tona janë të lidhura me një vend dhe kohë. Kjo është arsyeja pse ju mund të lidhni një erë, një foto ose një këngë me një kujtim,” sipas Ranganath. “Këto janë shenja të fuqishme për të nxitur kujtimin e tyre.” Për shembull përfshirja e një videoje në leksionet, ose shfaqja e një skene nga një film i famshëm për të përforcuar një parim neuroshkencor. Shtimi i elementeve multisensoriale në një prezantim – video, foto, animacione – është mënyra më e lehtë për ta bërë një prezantim të mirë në të bëhet i shkëlqyer. Argëtohuni me përmbajtjen tuaj. Futni një foto ose videoklip të shkurtër për të vulosur mesazhin tuaj në trurin e audiencës tuaj. Pra tri gjërat që duhet të keni parasysh për ta bërë pretantimin tuaj të radhës janë: Përdorimi i fuqisë së kujtesës së audiencës tuaj duke ndarë informacionin në mënyrë të thjeshtëzuar, duke treguar histori dhe duke përfshirë elemente shumëndjesore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.