Kur sipërmarrësi i verërave, Piero Pittaro, 89-vjeç, ndërroi jetë më 24 mars të vitit të kaluar, bota e verës, ajo e politikës dhe shumë njerëz të tjerë nëpër botë, vajtuan pasi humbën një njeri të talentuar dhe me kompetenca të mëdha.
Por megjithatë ajo që askush nuk priste ishte hapja e testamentit të Pittaros dhe se kujt ia kishte lënë trashëgiminë. Bëhet fjalë për 9 punonjësit e tij të cilët e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në zhvillimin e emrit të kompanisë nga SHBA e deri në Singapor.
“Ishte kështu, ai donte të shpërblente ata që i konsideronte të denjë dhe i pëlqenin të përçonin bukurinë dhe përsosmërinë e produkteve tona,” thotë Stefano Trinko, prodhuesi i verës dhe krahu i djathtë i Pieros.
Ne nuk e dinim fare se ai mendonte të na linte një dhuratë kaq të çmuar, vazhdon ai, por shpesh përsëriste se vetëm ne mund të vazhdonim të bënim atë për të cilin kishim punuar kaq gjatë.
Përveç, Stafano Trinkos, që qëndroi për mbi 40 vjet krah tij, Pittaro u trashëgoi nga pasuria e tij edhe ekspertit të bujqësisë, kontabilistit, shitësit, personit përgjegjës për përpunimin e vreshtave dhe punëtorëve, tre prej të cilëve tashmë janë në pension, të cilët bashkëpunuan në ndërtimin e historisë së verës.
Përveç sukseseve të Pittaro në sektorin e verërave, gjatë karrierës së tij, kësaj liste i shtohet edhe angazhimi i tij në fushën administrative, me zgjedhjen e tij si kryetar i Bertiolo-s nga viti 1978 deri në 1983.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.