Ukraina së fundmi ka prezantuar një zëdhënëse të krijuar nga Al, e quajtur Victoria, e cila do të bëjë deklarata zyrtare në emër të Ministrisë së Jashtme ukrainase.
E veshur me një kostum të errët, zëdhënësja Victoria Shi u prezantua në rrjete sociale.
Ministria ukrainase tha se “për herë të parë në histori” një zëdhënëse dixhitale do të lexojë deklaratat që shkruhen ende nga njerëzit.
Bëhet e ditur se deklaratat e Shi nuk do të gjenerohen nga Al, por do të shkruhen dhe verifikohen nga njerëz të vërtetë, shkruan the Guardian.
“Zëdhënësja e re është një hap teknologjik që asnjë shërbim diplomatik në botë nuk e ka bërë ende”, tha Minstri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Krijuesit e saj janë një ekip i quajtur Game Changers, të cilët kanë krijuar përmbajtje edhe në lidhje me luftën në Ukrainë.
Lexo:Shqipëria renditet e para në botë me performancën më të mirë në transportin ajror
Emri i zëdhënëses bazohet në fjalën “fitore” dhe frazën ukrainase për Al: shtuchniy intelekt. Ndërsa pamja dhe zëri i saj janë modeluar sipas një personi real: Rosalie Nombre, këngëtare.
Për të shmangur falsifikimet e deklaratave të saj, ato do të shoqërohen me një kod QR i cili i lidh ato me versionet tekst në faqen e internetit të ministrisë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto