Ky film, nuk ja ngop kot! - Business Magazine Albania

Ky film, nuk ja ngop kot!

Kur përmendim NGOP, të paktë janë ata që nuk e njohin, madje shumicës në mënyrë të natyrshme i vjen për të qeshur. Ngop ështe një media online e kthyer në një fenomen, me gati gjysmë milioni ndjekës në rrjetin social Instagram, dhe miliona klikime në youtube.              Ështe e njejta media që në periudhën e vështirë të pandemisë solli aq të qeshura me “Maçin”.

Mbrapa këtyre dublimeve aq simpatike, qëndrojnë disa djem që bëjnë një punë të palodhur, të cilët përveç dublimeve kanë prodhuar për ndjekësit një larmi skeçesh dhe mini seriale. Një prej tyre është dhe K.O.T (Katunars of Tirana), një satirë modeste dhe pikante, e cila ka patur sukses absolut ne Youtube. Ka qene e qartë, që me këtë serial, çunat nuk ja kanë ngopur kot. Simpatia e publikut për personazhin e Qemalit i luajtur nga Marsijon Durmishi bëri që të mendohet për vazhdimin e historisë, dhe jo me sezonin e dytë të një mini seriali ne youtube, por me një film me metrazh të gjatë.

Lexo edhe:Dua Lipa në kopertinën e revistës ka disa mesazhe të pathëna kurrë më parë

Prodhimi i një filmi artistik 90 minuta, nga një media online me pothuajse zero eksperiencë në këtë fushë, ka qenë një sfidë më vete. Një skenar që garanton të qeshura nuk është mjaftueshëm, por kur bashkohet me vullnetin dhe dashurinë për punën  atëherë është e mundur. Ngop ka vënë në dispozicion të filmit të gjithë burimet dhe infrastrukturën e saj, për ti dalë në krye vetë, me shumë pak sponsora dhe gati zero ndihmë nga “të mëdhenjtë” e kësaj fushe. K.O.T (The Movie) ështe një satirë e sinqertë, ashtu pa filter, “alla Ngop”.

Këtë herë e shikojmë Qemalin dhe jetën e tij treqind e gjashtëdhjetë gradë, bashkë me personazhet që e shoqërojne, si “Plaka”, apo “Pronari I Tiranes” i luajtur nga Grei Dajlanaj. Në film tregohen përpjekjet e një provinciali naiv për të mbijetuar në një Tiranë të pasinqertë, lufta e përditshme me pamundësinë dhe papunësinë. Një tjetër problematikë që trajtohet gjatë filmit ështe dhe kasta politike e korruptuar, e cila mundohet të fusë në vorbullën e pistë të intrigave dhe një personazh si Qemali. Të gjitha këto ngjarje vijnë të para nga këndvështrimi komik i personazhit kryesor, i cili dhe në momentet më të errëta nuk dështon të shkaktojë të qeshura. Gjithçka ndodh në këtë një orë e gjysmë, por më e rëndësishme është që ka humor në çdo fragment, atë që njerëzit presin nga Ngop dhe atë që Ngop di të bëjë më mirë.

Filmi do të fillojë të shfaqet në datën 2 maj në Cineplex (TEG dhe QTU) dhe kinema Millenium. Gjithashtu K.O.T (The Movie) do të shfaqet në kinematë e të gjitha qyteteve në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0