Arkivi i Filmit përkujton regjisorët, Adriana Elini Xhajanka dhe Kristaq Mitro - Business Magazine Albania

Arkivi i Filmit përkujton regjisorët, Adriana Elini Xhajanka dhe Kristaq Mitro

regjisorë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përkujtoi dje dy kineastë të nderuar të filmit shqiptar. Në faqen online të AQSHF shkruhet se ata krijuan dhe fiksuan në celuloid jetën, njerëzit, punën, peizazhin e Shqipërisë së viteve ’60 – ’80, periudha më e dokumentuar falë punës e përkushtimit të punonjësve të kinematografisë. AQSHF nderoi sot kujtimin e Adriana Elinit Xhajanka (1937 – 1994) dhe Kristaq Mitros (1945-2023).

Regjisorja Adriana Elini Xhajanka përkujtohet në 87-vjetorin e lindjes. Ajo realizoi dhjetëra filma dokumentarë e kronikalë, ku trajtoi me shumë dashuri e vërtetësi tema të ditës, figurën e punëtorit dhe të fëmijëve, të një Shqipërie që nuk është më. Regjisorja e disa çmimeve në festivalet e filmit dokumentar, Adriana Elini-Xhajanka i përket brezit të regjisoreve që filluan punë në fund të viteve ’50, por ajo me pasionin e dashurinë për profesionin nga regjisore montazhi kaloi në regjisore dokumentari dhe për mëse tri dekada krijoi vlera në fushën e kinematografisë.

Ajo realizoi rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës ku një veçori e saj ka qenë edhe trajtimi i filmit portret ndërmjet të cilit ajo ka “vizatuar” bashkëkohësit e saj. Ndërsa regjisori Kristaq Mitro u përkujtua në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta. “Kristaqi na ka lënë trashëgimi vepra të mrekullueshme të filmit artistik si “Nusja dhe shtetrrethimi” apo “Dimri i fundit” si dhe ka edukuar breza kineastësh si pedagog në Universitetin e Arteve”, shkroi AQSHF.

Kristaq Mitro, “Artist i Merituar”, është një nga regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë në historinë e filmit tonë. Për vite të tëra ka qenë edhe pedagog në Akademinë e Arteve. Mitro është regjisor i 12 filmave shqiptarë shumë të njohur si, “Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Telefoni i një mëngjesi” etj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0