Deri më 15 mars, studentët që duan të përfitojnë kredi studentore kanë të drejtën e aplikimit pranë Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Ata e vendosin vetë vlerën e kredisë që duan të marrin, megjithatë maksimalja e përfitimit vlerësohet me anë të përllogaritjes së kostos së jetesës që është minimumi 40 mijë lekë në muaj, si dhe tarifës së studimeve.
“Studenti që ka dërguar vlerën më të ulët është më i avantazhuar. Nëse është në program prioritar është më iavantazhuar. Dhe rezultatet e studentit. Studenti aplikon nëpërmjet formularit të aplikimit. Do të dërgoje në AKFAL dokumentacionin përkatës dhe do të kaloje në procedura të tjera”, tha drejtoresha e AKFAL, Ledina Mançka.
Drejtoresha e AKFAL, Ledina Mançka, tha se pas miratimit kredia do ju arkëtohet studentëve në llogari çdo 6 muaj, ndërsa shlyerjen e saj do ta bëjnë pas përfundimit të studimeve.
“Në varësi të programit që studon do vijoje të shlyje principalin dhe interesin”, tha ajo.
Ndryshe nga qytetarët e tjerë që marrin një kredi, studentët do të paguajnë vetëm 1% të normës së interesit.
“Buxheti i shtetit mbulon 5% të interesit dhe studenti 1% të interesit”, tha drejtoresha.
Megjithatë për të përfituar kredinë studentore duhet të përmbushen disa kritere, të cilat janë, kombësia shqiptare e studentit, të mos përfitohet bursë dhe të ndjekë studimet në një prej universiteteve publike.
“Subjekti përfitues është studenti që ka nënshtetësi dhe vendbanim në Shqipëri. nuk është subjekt përfitimi i bursave, përjashtimi nga tarifa dhe ndjek një nga programet publike në institucionet e arsimit të lartë”, përfundoi ajo. shqiptarja.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.