12-vjeçari me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni - Business Magazine Albania

12-vjeçari me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni

Ky është 12-vjeçari Rory Bidwell nga Britania e Madhe që ka shënuar një nivel inteligjence 162 sipas testit që kreu, më i lartë se sa Ajnshtajni që besohet se e kishte 160.

Ky është rezultati më i lartë për fëmijë ndonjëherë.

Edhe pse ka shënuar inteligjencë tepër të lartë, 12-vjeçari nga Devon thotë se prioritet për të është futbolli, që e ka pasion.

Për të, futbolli vjen përpara çdo gjëje, raporton BBC. Ai thotë se nivelin e inteligjencës që ka, dëshiron ta përdorë për bërë “diçka të madhe” në të ardhmen.

Por a do të donte të ishte një futbollist i mirë si Harry Kane apo një Ajnshtajn i ardhshëm?

“Do të doja të isha diçka në mes. Por nëse do të duhej të zgjidhja një karrierë, ndoshta do të zgjidhja futbollin. Kjo është ajo që dua. Të jesh i zgjuar është vërtetë diçka e mirë sepse ta bën jetën më të lehtë. Por unë preferoj futbollin, është jeta ime”, u shpreh 12-vjeçari.

Rory Bidwell ka luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare dhe është pjesë e një skuadre lokale.

Atij i pëlqen gjithashtu matematika dhe anglishtja.

Testi për nivelin e inteligjencës quhet “Cattel III B” dhe përmban 150 pyetje që vlerësojnë nivelin e të kuptuarit përmes pjesëve të teksteve. Një i rritur e ka nivelin e inteligjencës 100, ndërsa rezultati mbi 100 konsiderohet të jetë gjeni.

Rezultati maksimal i nivelit të inteligjencës për të rriturit është 161 dhe 162 për fëmijët nën 18 vjeç.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0