Prezantohet "Illyrian TSX", supermakina e parë shqiptare! - Business Magazine Albania

Prezantohet “Illyrian TSX”, supermakina e parë shqiptare!

Makina e parë shqiptare u prezantua në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali. Supervetura e re Illyrian Pure Sport e krijuar nga shqiptar i Kosovës, Qëndrim Thaçi, ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.

Qëndrim Thaçi është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit. Si themelues i “Arrera Automobil”, ai është gati ta promovojë projektin në mbarë globin. Sipas Thaçit, makina Illyrian Sport Pure do të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë në kuadër të modeleve të hipermakinave.

“Gjyshi më la amanet, që ta çoj këtë punë deri në fund”, pati thënë ai gjatë një interviste për mediat vendore.

“Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët kanë nder shumë të madh. Ne punojmë shumë me nder. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi që ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”. Thaçi është diplomuar në shkollën italiane për dizajn industrial, e njohur si eAD, ndërsa më herët është diplomuar për stomatologji.
Ai ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha si Ferrari dhe Lamborghini.

Ky projekt pritet të jetë një rival i fortë i Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

IS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0