Sipas horoskopit kinez, nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj! - Business Magazine Albania

Sipas horoskopit kinez, nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj!

Sipas horoskopit kinez, nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj!

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por, në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të Hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara. Viti 2024 është viti i Dragoit dhe i përket atyre që kanë lindur në vitet: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024.

Sipas horoskopit kinez, Dragoi përfaqëson autoritetin, prosperitetin dhe fatin e mirë. Ata që kanë lindur në vitin e Dragoit njihen për sjelljen e tyre magjepsëse, personalitetin e veçantë dhe aftësitë e forta drejtuese.

Lexo edhe: Puna gjithmonë e para! Këto shenja janë “bletët” e Horoskopit

Në kulturën kineze, Dragoi zë një vend të rëndësishëm si një krijesë e mbarë dhe e jashtëzakonshme, e pashembullt në talent dhe përsosmëri. Simbolizon fuqinë, fisnikërinë, nderin, fatin dhe suksesin.

Rrjedhimisht, viti 2024 parashikohet të sjellë mundësi, ndryshime dhe sfida. Nëse jeni duke kërkuar një ndryshim në jetën tuaj aktuale, ky vit mund të ofrojë një shans të favorshëm.

Nëse jeni kuriozë për shenjën tuaj në horoskopin kinez:

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

CH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0