Bëhuni pjesë e edicionit të 16-të të Panairit Kombëtar "Work & Study" - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e edicionit të 16-të të Panairit Kombëtar “Work & Study”

Bëhuni pjesë e edicionit të 16-të të Panairit Kombëtar "Work & Study"
03-04-2024

Panairi Kombëtar “Work & Study” këtë vit do të mbahet në Tiranë në datat 3-4 Prill 2024 në Pallatin e Kongreseve.

I kthyer tashmë në një institucion Kombëtar “Work & Study” ka vëmendjen e veçantë të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Ministria e Arsimit, të cilët janë dhe partnerët kyç të kësaj iniciative.

Edicioni i 16-të i këtij evenimenti do dëshmojë rezultate të qarta dhe nisma konkrete për sa i përket punësimit dhe rritjes së eficencës në këtë drejtim nëpërmjet iniciativave ndërinstitucionale.

“Work & Study” këtë vit do të jetë një Workshop ku të gjithë të rinjtë do të kenë mundesi trajnimi për t’u përshtatur dhe kualifikuar me vendet e lira të punës nga kompanitë pjesëmarrëse në panair.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të angazhohen të njoftojnë të gjithë punëkërkuesit e rregjistruar në sistemet e tyre, që të infromohen në mënyrë direkte me vendet vakante të kompanive pjesëmarrëse në panair.
Si edhe zyrat e karrierës së universiteteve do njoftojnë studentët të cilët janë në prag të mbylljes së studimeve dhe duan të punësohen, për t’u njohur me vendet vakante.
Duke marrë parasysh edhe shembujt ekselent të punësimit dhe studimit në mënyrë paralele, nje përvojë e sukseshme që “Work & Study” e ka vërtetuar më së miri këto 15 vite eksperiencë të zhvillimt të tij.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e eventit më të madh dhe të vetem, panairit kombëtar që mbahet në më shumë se 24 qytete të vendit për të sensibilizuar rininë me ofertat e punësimit nga kompanitë me prestigjoze që veprojnë në tregun vendas.

Për detaje të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin  0697288090

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0